Arkiva e lajmeve
                   

SHTABI I KRIZËS NGA SOT PËRSËRI PUBLIKUT I DREJTOHEN ÇDO DITË NË ORA 15

13. korrik 2020.

Beograd – Nga e hëna e 13 korrikut, Shtabi i Krizave i formuar për të luftuar Kovid 19, përsëri çdo ditë nga ora 15 do t`i drejtohet publikut.

Epidemiologu Predrag Kon, Dr Goran Stevanoviq, Dr Darija Kisiq, epidemiolog Branislav Tiodoroviq, sekretari krahinor Dr. Zoran Gojkoviq, Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncçr, do të mbajnë konferenca për shtyp çdo ditë, saktësisht në 3 pasdite, të cilat ishin pjesë e jetës së përditshme gjatë prillit dhe majit. Njerëzit do të jenë në gjendje të dëgjojnë të dhëna të reja për numrin e të infektuarve, të shtruarve në spital, të vdekurve në të gjithë Serbinë, por edhe mendimin e disa prej epidemiologëve, imunologëve dhe klinikëve tanë më të njohur.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues