Arkiva e lajmeve
                   

SHTABI I KRIZAVE KA SQARUAR SE ÇKA DO TË MBYLLET DERI TË HËNËN

17. mars 2021.

Bujanoc, Preshevë, Medvegjë - Që nga mbrëmë në orën 20, gjegjësisht nga ora 21:00, të gjitha objektet hotelierike (kafenetë, restorantet, baret), qendrat tregtare, të gjitha dyqanet (përveç shitoreve ushqimore), kinema, muze, galeri, kozmetikë dhe parukeri, sallone bukurie, kazino, salla lojërash për fëmijë, palestra, qendra fitnesi, pishinat, balona sportive...

Është e rëndësishme të theksohet se masat e mbylljes nuk zbatohen për kompanitë, fabrikat dhe organizimin e tyre të brendshëm të punës dhe aktiviteteve të biznesit, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Gjithashtu, gjatë orarit normal të punës, të gjithë sportelet e administratës shtetërore, zyra postare, bankat, kompanitë e sigurimeve, zyrat e këmbimit do të hapen, njoftoi Zyra për Bashkëpunim me Mediat e Qeverisë së Serbisë.

Objektet për të cilat nuk zbatohet ky kufizim i punës në ditët në vijim dhe të cilat lejohen të punojnë gjatë fundjavës janë si më poshtë:

• Farmacitë, ordinancat, laboratorët, ordinancat dentare dhe veterinare, farmacitë veterinare.

• Objekte tregtare që shesin produkte ushqimore, tregje e gjelbërta, shitoret për kafshë, pet shopet...

• Objekte të pavarura të shitjes me pakicë ku bëhet pazar pa hyrë në objekt - kioska dhe trafikat.

• Objektet dhe punëtoritë që ofrojnë shërbime që nuk kërkojnë prezencë afatgjatë të përdoruesve dhe ku kontakti është i kufizuar, të tilla si këpucarë, gjamprerës, rrobaqepës, dyqane zdrukthtari, vullkanizues, inspektime teknike, larje makinash, pastrim kimik

• Pompat e benzinës në kryerjen e aktiviteteve të shitjes së karburantit.

• Restorante dhe baret brenda hotelit dhe akomodime të tjera të kategorizuara ekskluzivisht për mysafirët që kanë një qëndrim të regjistruar në atë hotel.

• Mjedise sportive për përgatitjen dhe mbajtjen e garave të regjistruara brenda federatave kombëtare sportive kompetente.

Autoritetet kompetente, shërbimet e inspektimit dhe policia komunale do të kontrollojnë rreptësisht respektimin e masave epidemike në ditët në vijim, dhe Qeveria e Serbisë edhe një herë bën thirrje për respektimin e të gjitha masave epidemike dhe bën thirrje për përgjegjësinë personale të të gjithë qytetarëve.

Vaksinimi kundër sëmundjes infektive kovid 19 do të bëhet pa ndërprerje sipas një plani të paracaktuar në ditët në vijim, në mënyrë që masat e reja të mos rrezikojnë në asnjë mënyrë procesin e imunizimit.

Burimi: Beta, B92, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues