Arkiva e lajmeve
                   

SHQIPTARI I DHUROI SERBIT NJË KARROCË TË SHTRENJTË PËR INVALIDËSH

13. maj 2014.

Bujar Nexhipi  (52) shofer në ndërmarrjen “Mimoza” nga Presheva, i cili vozit në linjat Preshevë-Bern, Preshevë-Shtutgart dhe Shkup-Bruksel, i ka dhuruar Organizatës së Hendikepuarve në Vranjë një karrocë elektrike, deri te cilat është shumë vështirë të arrihet, sepse kushtojnë rreth 245.000 dinarë. Të hendikepuarit për këto karroca presin tetë vite, sipas procedurës së rregullt,. 

Srgjan Trajkoviq (43), kryetar i Organizatës së të Hendikepuarve, thotë se në vendin e tij të punës në Qendrën e Shërbimit ka hasur në njeriun të cilit i’u ishte e nevojshme ndihma. Ishte shqiptari i cili nuk ishte gjindur mirë në Qendrën e Shërbimit dhe i cili erdhi për të marrë kopjen e çertifikatës së shtetësisë. 

Trajkoviq, në karrocë, mblodhi formularet, i mbushi, i fotokopjoi, i dorzojë dhe pas pesëmbëdhjetë minuta Nexhepi kishte çertifikatën e shtetësisë. Deri sa e mbajti në duar, e shikoi duke mos besuar se aq shpejtë e kreu punën. Pastaj nga Trajkoviqi e kërkoi numrin e tij të telefonit fiks, dhe më pastaj të dytë u përshëndetën.

Pas shtatë ditëve Trajkoviqit telefoni i cingërroi. E thirri Nexhepi, i cili e lajmëroi se është duke u kthyer nga Zvicrra dhe se për atë ka një dhuratë të vogël. E kishte lutur që për tri orë të takohen në Vranjë. Kur u takuan, Nexhipi i dhuroi një karrocë të re për persona të hendikepuar.

„Ai gjest i imi është vetëm përgjigje për sjelljen njerëzore të mikut tim të panjohur në karrocë. Në atë dhuratë është një pjesë e imja, një pjesë e shpirtit dhe zemrës sime, si dhe edukimit tim familjar“, tha Nexhipi.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues