Arkiva e lajmeve
                   

SHQIPTARËT DO TË KENË GAZETËN E PARË TË TYRE NË SERBI

25. shtator 2017.

Preshevë – Agjensioni i gazetarisë “Presheva Jonë”, me kërkres të intelektualëve, studentëve dhe sipërmarrësve nga ky vend, ka vendosur që të filloj gazetën ditore me të njejtin emër “Presheva Jonë”, në të cilën do të mirret me problemet e shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Siç thekson “Presheva Jonë”, botimi i gazetës ditore ka shumë vlerë të madhe nga botimi i thjeshtë i gazetave, sepse ky është hap që shqiptarët nga jugu i Serbisë të kenë gazetën e parë të tyre ditore.

Botuesit thonë se motiv kryesor i kësaj medie të shkruar do të jetë objektiviteti. Deri tek dalje në botim të gazetës ditore, do të punohet version i saj në internet.

Është planifikuar që tirazhi të jetë 1.000 shembuj.

Në plan është edhe që gazeta në fillim të shitet edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Metohi dhe Maqedoni, ndërsa pastaj të filloj distribuimi i listës në vendet europiane perendimore ku jeton një numër i madh i shqiptarëve nga jugu i Serbisë.

Burimi: Telegraf dhe Trupi Koordinues