Arkiva e lajmeve
                   

SHQIPRIM ARIFI ËSHTË ZGJEDHUR KRYETAR I KOMUNËS

20. shkurt 2018.

Preshevë – Në Preshevë dje është konstituar pushteti lokal, ndërsa për kryetar të komunës është zgjedhur lideri i Alternativës për Ndryshime, Shqiprim Arifi, listë e cila në zgjedhjet lokale i ka marrë më shumë vota dhe ka fituar 15 mandate.

Kryetari i Kuvendit Komunal është Sami Salihu nga Grupa e Qytetarëve “Lëvizja për Reforma”, ndërsa zëdhënës i tij Branko Trajkoviq nga lista “Aleksandar Vuçiq – Për Serbinë e Bashkuar”.

Nga viti 2004, serbët nuk kanë pasur përfaqësues në pushtet, ndërsa nga viti 2012 nuk kanë pasur këshilltarë në Kuvendin Komunal.

Siç transmenton RTS-i, opozita të cilën e përbëjnë Partia Shqiptare e Shqiptarëve, Partia për Veprim Demokratik dhe Bashkimi Demokratik i Luginës, para zgjedhjes se kryetarit të kuvendit dhe organeve tjera e ka lëshuar kuvendin.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili këtë funksion e ka realizuar edhe në vitin 2016, ka thënë se do vazhdoj me punët e filluara për zhvillim ekonomik, sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, e cila është në kompetencë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe hapjen e kufirit të vogël me Maqedoninë, në mes fshatit Miratoc dhe Llojan.

Burimi: Tanjug, Beta dhe Trupi Koordinues