Arkiva e lajmeve
                   

SHQIPËTARËT PËRSËRI NË PËRBËRJEN E TRUPIT KOORDINUES 26.03.2009.

26. mars 2009.

Nesër, më 27 mars, ministri i për administratë shtetërore dhe vetëadministratë lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Milan Markoviq, deputeti popullorë në Kuvendin Popullorë të Republikës së Serbisë, Riza Halimi  si dhe Kryeshefi i OSBE-së në Serbi, ambasadori Hans Ola Urstad, do të nënshkruajnë Marrëveshjen mbi principet e rekonstruimit të Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kryetari i Trupit Koordinues, Milan Markoviq, deputeti popullorë Riza Halimi, kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Gjurgjeviq, do të nënshkruajnë Marrëveshjen mbi reorganizimin dhe kompetencat e Trupit Koordinues.

Ceremoniali i nënshkrimit do të mbahet nesër, më 27 mars 2009 në ora 13:00, në Pallatën Sërbia, halla Podgorica, Bulevardi Mihailo Pupin nr 2, në Beograd.

Pas nënshkrimit, prononcime do të japin kryetari i Trupit Koordinues, Milan Markoviq, deputeti popullorë Riza Halimi si dhe kryeshefi i OSBE-së në Serbi, ambasadori Hans Ola Urstad, ku pastaj gazetarët do të kenë rastë të shtrojnë pyetje. Ceremoniali do të përfundojë me një koktel solemniteti.