Arkiva e lajmeve
                   

SHQIPËTARËT NGA JUGU I SËRBIS PËRSHËNDETIN MARVESHJEN PËR DIPLOMAT

24. nëntor 2011.

Përfaqësuesit e shqiptarëve nga Serbia jugore përshëndetin marrëveshjen për njohjen e diplomave universitare, në Bruksel arritën ekipet negociuese të Beogradit dhe Prishtinës, sepse, sic thonë ata, në fund kanë filluar të adresohen probelmet  e arsimit  që kanë qenë me vite.

Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, tha se kjo është një marrëveshje që do të jetë shumë e dobishme për shqiptarët e tri komunave në jug të Serbisë.

Lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Rahmi Zylfiu, partia e të cilit me Partinë për Veprim Demokratik merr pjesë në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, tha se shpreson se nuk do të shpenzohet kohë shtesë për formalitetet e reja të marrëveshjeve së arritura, por do që sa më shpejtë kjo marrëveshje të hyjë në fuqi.

Kryetari i Kuvendit të komunës së Bujanocit Jonuz Musliu, megjithatë, është skeptik për marrëveshjen që të filloj dhe të zbatohet.

Deputeti në Parlamentin e Sërbis Riza Halimi përshëndeti marrëveshjen për njohjen e diplomave si Musliu, por ka edhe disa rezerva që do të ndryshohen.
Ai thekson se ky veprim është shumë i rëndësishëm në mes të Beogradit dhe Prishtinës sepse hap perspektivën e Shqiptarëve të rinj për një jetë më të mirë si dhe ndalon dëbimin e tyre.