Arkiva e lajmeve
                   

SHQIPËTARËT DHE SERBËT E RINJË DUAN FJALORIN SHQIP-SERBISHT

18. shkurt 2010.

Nxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë dhe Serbë, duan të përpilojnë fjalorin shqip-serbisht i cili do t’ua lehtësonte komunikimin e përditshëm. Ky është njëri ndër konkluzionet e punëtorisë mbi nevojat kulturore të rinisë Preshevare të cilin e ka organizuar Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore. Të rinjët Shqipëtarë dhe Serbë janë të pajtimit se organizimi i një kursi intenziv për mësimin e gjuhës serbe dhe shqipe është një ide e mirë dhe konsiderojnë që një numër i madh i moshatarëve të tyre dhe shumë të rinjë të tjerë do të jenë të interesuar për vijimin e këtijë kurs.

Përpos kësajë, të rinjët Shqipëtarë, Serbë dhe Romë të Preshevës kanë ide për projekte të përbashkëta, mirëpo u nevojitet edhe mbështetja e të rriturve në sigurimin e kushteve finansiare. Psikologu i shkollës së mesme zotëri Sami Salihu tha se në Preshevë ka të rinjë të talentuar nga të gjitha komunitetet të cilët kanë dëshirë të merren me sport, kulturë dhe muzikë, mirëpo atyre duhet t’u ndihmohet nga ana e të rriturve.

Kryeshefi i zyres së Trupit Koordinues në Preshevë, Branko Delibashiq, duke marrë pjesë në këtë punëtori, tha se Trupi Koordinues ka parapare ndarje të konsiderueshme të  mjeteve finansiare për mbështetjen e aktiviteteve rinore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai përkujtoi se konkursi për projekte të ngjajshme do të shpallet dy herë në vitë dhe se disa nga idetë të cilat u paraqitën gjatë kësajë punëtorie mundë të shëndërrohen në projekte me të cilat do të mundë të konkurohej për finansimin e tyre nga ana e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Punëtoria në Preshevë është organizuar në suaza të projektit ,,Proovimi i nevojave kulturore në frymën e tolerancës në mes të rinisë dhe fëmijëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë’’ të cilin e përkrahë Trupi Koordinues për Serbinë jugore ndërsa realizohet nga Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore.

homescontents