Arkiva e lajmeve
                   

SHPËRNDARJA E DIPLOMAVA PJESËMARRËSVE TË “SHKOLLËS SË GJUHËS SERBE”

26. qershor 2013.

Trupi koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me mbështetjen e Ambasadës Britanike organizoi pa pagesë Shkollën shtatë-mujore  të gjuhës serbe. Mësimin e gjuhës serbe e kanë ndjekur 310 pjesëmarrës të rinjë të komuniteti shqiptar, prej 15 deri 30 vjeç, nga komunat e Bujanovcit dhe Preshevës.

Pjesëmarrësve të cilët kanë përfunduar me sukses shkollën e gjuhës serbe, do ti shpërndahen diplomat nga Kryetari i Trupi Koordinues më 04 korrik në Bujanoc.

Trupi koordinues fton të gjithë studentët e Shkollës së gjuhës serbe për të marrë pjesë në shperndarjen e diplomave dhe  pjesëmarrjen e tyra ta konfirmojn në zyrat e Trupit koordinues në Bujanoc (ndërtesa e komunës së Bujanocit) dhe Preshevë (Sava Kovaçeviq 12) ose në mënyrë elektronike në office@kt.gov.rs.