Arkiva e lajmeve
                   

SHPËRBLIME PËR AKTIVIZËM TË RINJËVE ME HENDIKEP (AFATI: 30 QERSHOR 2021)

29. mars 2021.

Shoqata e studentëve me aftësi të kufizuara shpërblen aktivizmin e të rinjve me aftësi të kufizuara! Shoqata ka përgatitur çmime të vlefshme për ata që do të jenë aktivistë, sepse dëshiron të inkurajojë të rinjtë me aftësi të kufizuara të përfshihen në aktivitete të tilla dhe të luftojnë për të drejtat e tyre. Çmimet më të mira në pritje janë në përputhje me nevojat e të rinjve - kompjuterë, tableta, kupona për teknologji, etj.

Nën aktivizmin shoqëror, shoqata nënkupton:

• angazhimi në aktivitete që lidhen me përfshirjen sociale, të drejtat e njeriut, ekologjinë.

• pjesëmarrja në trajnime dhe punëtori në lidhje me aktivizmin shoqëror

• pjesëmarrja në forume, tryeza të rrumbullakëta, info shtande, veprime publike, diskutime, dhe për tema që lidhen me aktivizmin shoqëror

• vullnetarizëm në organizata që merren me punën e të rinjve dhe aktivizmin shoqëror

 • pjesëmarrja në punën e organeve rinore siç janë studentore ose parlamenti i universitetit apo komitetet e të rinjve të bashkësisë lokale

 • paraqitja në media dhe biseda për tema të angazhuara ne lidhje me  shoqërin.

 • pjesëmarrja në aksione vullnetare që kanë të bëjn me angazhimin shoqëror

 • pjesëmarrja në aktivitetet e avokimit të të drejtave të njeriut

 • krijimin plasim e onlajn  përmbajtjes në internet ose përmbajtjes krijuese që ka të bëj me tema aktiviste dhe ngritjen e vetëdijes (rrjetet sociale, bloget, YouTube etj.

Nëse dëshironi të aplikoni dhe të merrni një çmim potencial të vlefshëm, mund t'i shkruani Shoqatës së studentëve me aftësi të kufizuara në prijave@ush.rs. Ju duhet të shkruani se si keni qenë aktivist dhe cila është tema dhe të përshkruani përvojën, si dhe të siguroni disa prova (foto, lidhje, konfirmim të personit kompetent…), dhe nëse dëshironi mund të shkruani se çfarë ju ka shtyrë, çfarë ju mësuat dhe çfarë ishte më e rëndësishmja për ju.

Shpërblimet do të ndahen dy herë në vit - në korrik dhe dhjetor. Afati i parë i aplikimit për raundin e parë të çmimeve është 30 qershor 2021.

Aktivitetet do të vlerësohen në përputhje me nivelin e angazhimit dhe temat, por sigurisht që përparësi do t'i jepet aktivizmit në fushën e përfshirjes sociale dhe të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Lista e renditjes për raundin e parë të çmimeve do të publikohet rreth 5 korrikut dhe do të jetë transparente..

Shumë e rëndësishme është që të rinjtë me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në të gjitha aktivitetet shoqërore, për të luftuar për të drejtat e tyre, por edhe për të kontribuar në shoqëri. Shoqata e studentëve me aftësi të kufizuara si një organizatë rinore dëshiron të motivojë të rinjtë aktivë, këmbëngulës dhe të përkushtuar dhe që duan të kontribuojnë në përmirësimin e pozitës së personave me aftësi të kufizuara.

Burimi: ush.rs dhe Trupi koordinues