Arkiva e lajmeve
                   

SHOQATA PËR ZHVILLIM TË FËMIJËVE DHE TË RINJËVE – KLUBI I HAPUR SHPALLË KONKURS PËR TREGIMIN E SHKURT NË TEMËN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

2. dhjetor 2016.

Bujanoc – Shoqata për Zhvillim të Fëmijëve dhe të Rinjëve – Klubi i Hapur nga Nishi, në partneritet dhe bashkëpunim me gjashtë organizatat e shoqërisë civile nga juglindja e Serbisë, ka shpallur konkurs për tregimin e shkurt për të drejtat e njeriut i cili zgjat nga 25 nëntori 2016 deri në 31 janar 2017. Konkursi është i hapur në kuadër të projektit “Të drejtat e fëmijëve në tregim dhe praktikë”.

Heronjët e tregimit të shkurt duhet të jenë fëmijët dhe të rinjët të cilët kanë 18 vjet dhe të cilëve iu janë shkelur të drejtat e fëmijë apo të cilët janë të çkyçur nga jeta e bashkësisë. Heronjët e tregimit mund të jenë edhe ata të cilët janë në pozitën të pabarabartë për dallim nga moshatarët e tyre, ata ë cilët gjenden në grupet e margjinalizuara, të varfët, të diskriminuar, të dhunuar, ata të cilët nuk kanë qasje në kualitetin arsimor dhe të cilëve iu janë zvogëluar të drejtat në mbrojtjen sociale dhe shëndetësore, itd.

Tregimi duhet të jetë i vërtet. Bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave në privatsi, emrat e heronjëve mund të jenë të ndryshuar. Në rast se tregimi hynë në rrethin e ngushtë, është e nevojshme që shkrimtari të dokumenton vërtetësinë e tij.

Tregimi duhet t`i ket deri në 1000 fjalë, të jetë i shkruar në fontin Times Neë Roman me madhësi 12.

Të drejtë në pjesëmarrje në konkurs, në mes të tjerash kanë të gjithë pjesëmarrësit nga teritori i Bujanocit dhe Vrajës.

Tregimi dërgohet në formën elektronikë në e-mailin storytellingserbia@gmail.com, sëbashku me dorëzimin e emrit dhe mbiemrin e autorit të tij dhe numrin e kontaktit, me shënimin se për cilin qytet dhe komunë konkuron.

Juria në secilin qytet/komunë do të shpërblej 3 tregimet më të suksesshme, kështu që autorëve do t`i ndahet shpërblimi në vlerë prej 100 euro për vetën e parë, 60 euro për dytin dhe 40 euro për tretin.

Projektin e përkrah Delegacioni i UE-së në Republikën e Serbisë.

Burimi: Klubi i Hapur dhe Trupi Koordinues