Arkiva e lajmeve
                   

SHM “SVETI SAVA”: TË DIELEN “TURNEU I SRETENIT NË SHAH”

10. shkurt 2017.

Bujanoc – Më 12 shkurt, me fillin në ora 11, do të luhet “Turneu i Sretenit në Shah Bujanoci 2017”, në shkollën e mesme “Sveti Sava” në Bujanoc. Turneu organizohet nga klubi i shahut në Bujanoc “Jug”, në bashkëpunim me këtë institucion arsimor.

Turneu do të jetë i karakterit të hapir, pa pagesë të kotizimit, me mundisë të paraqitjes të të gjithë të interesuarve, pa marrë parasysh kategorinë dhe vendin e banimit.

Mandje, pjesëmarrësve iu është mundësuar që të paraqiten më së voni gjysë ore para fillimit të turneut, lojtarët luten që këtë ta bëjne një ditë më parë. Sigurisht, secili lojtarë në garë do të sjellë tabelën e shahut në gjendje të rregullt dhe garniturën standarde të shahut.

 Do të garohet në sistemin në 9 raunde, varësisht të numrit të garuesëve, sipas rregullave të FIDE-së për shah të shpejtë. Tempoja e lojës do të jetë 15 minuta për një lojtar, me këtë pas raundit të katër është paraparë pauza për ushqim, të cilën e kemi siguruar për të gjithë garuesit”, tha prof. Nenad Tasiq, kryetar i Klubit të Shahut “Jug” dhe Unionit të Shahut në Rrethin e Pçinjës, përndryshe anëtari i Këshillit Administrativ të Unionit të Shahut në Serbinë Qendrore.

Organizataori i “Turneut të Sretenit në Shah”, ka siguruar çmimet për tre pjesëmarrësit e parë të plasuar. Posaçërisht do të shpërblehen edhe juniori, juniorja dhe veterani.

Pjesëmarrësit e interesuar mund të paraqiten për pjesëmarrje në këtë numër 065-5-579-579, ose në adresën takmicenje.u.sahu@gmail.com.