Arkiva e lajmeve
                   

SHKP: MË LEHTË DERI TEK PUNËSIMI PAS TRAJNIMIT IT

5. korrik 2018.

Bujanoc, Vrajë - Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) njoftoi se do të organizojë trajnime, të cilat do t'u ofrojnë të papunëve "njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për punë në sektorin e teknologjisë informative", raporton Vranje News.

"Këto janë programe për programim java, zhvillim të aplikacioneve ëeb, programim PHP dhe Net. Këto janë vetëm disa nga programet që kemi ofruar për klientët tanë për të gjetur një punë më lehtë", njoftoi zyra e degës së SHKP-ës në Vrajë.

Dega e Vrajës tha se është e njohur se e ardhmja i takon sektorit të IT-is dhe se ekspertët e IT kanë më shumë mundësi për punësim në tregun e punës në Serbi si dhe në mbarë botën.

"Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka harmonizuar programet e tij të trajnimit me nevojat e tregut të punës. Plani është të zhvillojë trajnime të specializuara për IT në dhjetë qytete anembanë Serbisë, që do të përfshijë 775 pjesëmarrës në ciklin e parë, i cili fillon në shtator. Aplikimet do të hapen në ueb faqen www.itobuke.rs, nga 9 deri më 22 korrik.

Kusht është që kandidatët të jenë të regjistruar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, kanë të paktën të kryer shkollën e mesme  katërvjeçare, të kenë dituri në programim kompjuterik, ata e njohin punën në kompjuter dhe dijeni në gjuhën angleze më së paku në nivelin A2.

Për më shumë informacion, të papunët mund të kontaktojnë këshilltarin e tyre të punësimit ose të ndjekin faqen www.nsz.gov.rs, ku ata do të marrin informacion të rregullt në lidhje me këtë program.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues