Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA PËR SHEMBULL, NXËNËSIT SERBË DHE SHQIPTARË JANË SHOKËT MË TË MIRË

13. dhjetor 2017.

Medvegjë - Serbët dhe shqiptarët jetojnë në Medvegjë me shekuj të tërë. Marrëdhëniet e mira ndëretnike mbahen nga fëmijëria, dhe shembulli i vërtetë është shkolla fillore ne Banjen e Sijarinës.

Shkëlzen Saiti dhe Igor Cvetkoviq janë nxënës të klasës së tetë të shkollës fillore në Banjën e Sijarinës dhe çdo ditë ata janë së bashku në shkollën ku nuk ka ndarje. Fëmijët serbë dhe shqiptarë thjesht jo vetëm se nuk jetojnë këtu dhe mësojnë pranë njëri-tjetrit, por ata shoqërohen njëri me tjetrin.

"Ky është shoku im më i mirë, ne jemi miq dhe nuk fjalosemi", thotë nxënësi i klasës së tetë, Igor Cvetkoviq.

Edhe Shkëlzen Saiti thotë se Igori është shoku i tij më i mirë, dhe lënda e tij e preferuar është edukata fizike.

Kur dikush vjen në këtë shkollë, ai nuk mund të vërejë se është një mjedis multietnik. Nxënësit shqiptarë flasin në mënyrë të përsosur gjuhën serbe. Dhe kanë katër orë në javë kanë gjuhë amëtare, serbe tri orë, si edhe mësojnë gjuhën ruse.

"Asgjë nuk është e vështirë, ne mësojmë me një mësues, na ndihmon, ajo shpjegon dhe ne kuptojmë pothuajse çdo gjë ", thotë nxënësja e klasës së 8-të, Arbaneta Balaj.

Ajo thotë se nganjëherë edhe lektyrat i lexojnë në gjuhën serbe.

“Fëmijët shoqërohen në mes veti, nuk urrehen njëri me tjetrin, kjo është gjëja më e rëndësishme. Bashkëpunojmë bukur sikur me profesorët, njashtu edhe me fëmijët”, tha profesori i gjuhës shqipe Ramadan Behluli.

Udhëheqja e shkollës dhe komuna e Medvegjës janë krenar për marrëdhëniet në këtë shkollë, të cilat mund të shërbejnë si një shembull për të tërë Serbinë.

Nxënësit dhe mësuesit e shohin këtë institucion arsimor si të veten, festojnë së bashku dhe zgjidhin problemet. Gjithkush shpreson që rindërtimi i kësaj godine do të fillojë së shpejti, pasi meriton një shkollë që u ndërtua gati para 120 vjetëve.

 “Ështe duke u punuar dokumentacioni teknik i projektit dhe në vitin e ardhshëm do të fillojë rindërtimi me fondet e Zyrës së Menaxhimit të Investimeve Publike” njofton kryetari i komunës  së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

"Fëmijët janë të lidhur  njëri me tjetrin dhe kur është festë a po dita e Shkollës nuk ka probleme dhe nuk do të ketë” thotë drejtori i shkollës Sinisha Stankoviq.

Problemi kryesor i komunës së Medvegjës është shperngulja. Deri në vitin 1999, shkolla fillore në Banjen e Sijarines kishte 600 nxënës. Sot Banja ka më pak se 300 banorë, ndërsa shkolla me paralelen e shërndarë ka 60 nxënës.

Ata që mbetën këtu për të jetuar janë drejtuar ka ardhmëria dhe jeta e përbashkët. Kjo është parakusht për zhvillim. Për këtë arsye duhet të krijohen kushte që fëmijët të mos shpërngulen.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues

 

homescontents