Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA NGA MEDVEGJA I OFROI NDIHME JAPONISE

17. mars 2011.

MEDVEGJE - Në shenjë solidariteti me Japonin , kolektivi i  shkollës fillore ,,Gornja Jablanica’’ i ka thirrur përmes ambasadës së Japonis fëmijët nga Japonia të cilët kanë mbetur pa shtëpi të vinë në jug të Sërbis tek moshatarët e tyre. Zhivojin Pavloviç, drejtori I shkollës të cilën e ndjekin 400 nxënës, thotë se i  ka prekur fort  fatkeqësia që i  ndodhi Japonezëve dhe se nuk kanë harruar humanizmin e tyre kur para katër viteve i dhuruan 75 mijë euro për rindërtimin dhe pajisjen e mjeteve për shkollën.

,,Jemi vend i varfër dhe vështirë jetojmë , mirpo mundemi që edhe këtë varfëri ta ndajmë me miqt,’’ tha drejtori i shkollës propozimin e të cilit njëzëri e pranuan i tërë kolektivi i shkollës me rreth pesëdhjetë të punsuar dhe të gjithë nxënësit e shkollës. Kujtojnë që para katër viteve fituan 75 mijë euro nga Qeveria japoneze dhe rregulluan klasat prej dyshemesë deri në tavan, objekteve sanitare dhe sallës së edukatës fizike dhe i kanë pajisur tre kabineta .

,,Atë që ne ofrojmë janë shtëpi të thjeshta por të nxehta dhe shpirt për fëmijët e Japonis.,me të cilët jemi të gatshëm të ndajmë  tërë atë që e posedojmë’’,shkruan në letrën e cila dje është  dërguar në adresën e Ambasadorit të Japonis në Serbi.

Sveta Milovanovic  kryetar i këshillit të shkollës  thotë se të gjithë ishin të emocionuar për këtë letër.

,,Fëmijët gjithë të  lumtur shkuan në shtëpi që të flasin me prindërit e tyre  dhe për të rënë dakord se nga  sa mysafir nga Japonia e largët mund të pranojnë.’
’   
Slobodan Draskovic, kryetari i komunës, thotë se nuk e dinë se si shkolla planifikon këto fjalë ti shëndrrojë në vepra.

,,Do ti ndihmojmë  në atë mënyrë  që do të jemi mikpritësa të mirë’’, tha Drashkoviç.