Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA MUZIKORE E BUJANOCIT NË PALLATIN E BARDHË

7. prill 2023.

Bujanoc - Beograd - Në koncertin humanitar në pallatin e Bardhë në Beograd, janë dhuruar instrumente muzikore dhe është mbledhur një shumë e konsiderueshme për blerjen e instrumenteve të reja për nxënësit e shkollës së muzikës. Nxënësit e kësaj shkolle patën mundësinë të performojnë me këngëtarë solistë dhe të shoqëruar nga një kuartet harqesh.

Mbrëmja e donatorëve u organizua nga shoqata Vivarta, nën kujdesin e fondacionit të NJKV princit të kurorës, Aleksandar II Karagjorgjeviq, dhe përveç fondeve në të holla, nuk munguan edhe donacionet në formën të instrumenteve.

Burimi: Bujanovacke, Shërbimi i Trupit koordinues