Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA E VOGËL PËR FËMIJËT EMIGRANTËVË NË QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË

6. prill 2017.

Preshevë – Në Qendrën për Pranim në Preshevë për emigrantët e fëmijëve, të moshës prej 7 deri 15 vjeç, është organizuar tipi i mësimit joformal. Shumë organizata ndërkombëtare punojnë me fëmijët, ndërsa ligjëruesit janë vendasit e tyre. Nuk ka mungesa të orëve dhe as vlerësime, pjesëmarrja është në formë vullnetare, ndërsa mësojtoret janë mbushura.

Në orën e biologjisë, arsimtarja me përvojë tridhjetë vjeçare në Afganistan, Farida Baregzaj, bisedon me nxënësit, tregon sllajdet dhe fotografitë. Të interesuarit janë shumë të fokusuar dhe dëshirojnë të mësojnë.

„Kur kam ligjëruar në Afganistan shumë kanë menduar për bombat, konfliktet, nuk kanë mundur që t`i kushtohen leksioneve. Këtu është mjedis i qetë, me kujdes ndëgjojnë dhe kjo do të thotë shumë për ta”, thotë Farida.

Mësimin e ndjekin në gjuhën amtare, mirëpo shumë prej tyre dëshirojnë ta ndjekin në gjuhën angleze. Këtu janë edhe përkthyesit që të ndihmojnë dhe kështu edhe vet mësojnë diçka.

 „Jam i lumtur ës kemi shkollë, më shumë më pëlqejnë orët e gjuhës angleze dhe matematikës, sepse dëshiroj që të bëhem inxhinjer”, tha Bilall Nasrat nga Afganistani.

 „Çdo ditë vi që të përkthej, i ndihmoj atyrëve që kanë nevoj, kam filluar të studioj por studimet kam qenë i detyruar t`i ndërpres”, thekson irakiani Mullan Idriz.

Organizatat ndërkombëtare kanë grupet e tyre qëllimore, kështu që organizatës “Save the Children” dhe Qendrës për Integrimin e të Rinjëve iu janë besuar tinejxherat. Çdo i dyti nxënës në klasë është pa prindër dhe ata kanë udhëtuar të vetëm.

Jelena Marinkoviq nga Qendra për Integrimin e të Rinjëve thekson se në mënyrë interaktive mbaten të arrituarat, përmes testeve, kuizeve dhe aktiviteteve të cilat nuk janë tipike për mësimin e rregullt.

Nga mbullja zyrtare e rrugës Ballkanike emigrantët në Serbi mbahen më gjatë, disa janë që disa muaj në qendrat për pranim.

„Kemi raste ku fëmijët prej 10 ose 11 vjeç asnjëherë nuk kanë shkuar në shkollë. Dëshirojmë që t`i ndihmojmë që t`i kthehen jetës normale”, thekson këshilltare në Ministrinë për Punë dhe Punësim, Millenko Nikiq.

Shkollat e vogla janë të hapura paradite në çdo ditë pune. Gjatë mësimit Qendra për Pranim, në të cilin janë më shumë se tetëqind banorë, duket i zbrazët, ndërsa derisa nxënësit janë në shkollë, të rriturit janë në punëtori apo kurse të ndryshme.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues