Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA E MESME PROFESIONALE „SVETI SAVA“ NË GARËN SHKOLLORE TË 13 TË KUZHINJERËVE NË NOVI SAD

18. prill 2018.

Bujanoc - Ekipi i shkollës së mesme "Sveti Sava" nga Bujanoci mori vendin e 13-të në garën e 15-të Republikane të nxënësve të shkallës së tretë në konkurencën e 25 shkollave hotelerike, të cilat u mbajtën më 13 dhe 14 prill në Novi Sad.

Nxënësit Erika Demiroviq dhe Milan Tomiq, si dhe profesorët e tyre Bojan Mitiq dhe Aleksandar Dimitrijeviq, janë të kënaqur me plasmanin e arritur.

"Të gjithë jemi shumë të kënaqur me faktin se për herë të parë në historinë e ekzistimit të shkollës sonë kemi marrë pjesë në një konkurs të tillë. Unë jam personalisht i impresionuar. Ishte një eksperiencë e mirë ", tha profesori Dimitrijeviq, një nga përfaqësuesit e ekipit katër anëtarësh nga Bujanoci.

Burimi: Bujnovaçke dhe Trupi Koordinues