Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA E MESME PROFESIONALE “SVETI SAVA”: MINISTRIA KA MIRATUAR REGJISTRIMIN E TEKNIKËVE EKONOMIK

19. qershor 2017.

Bujanoc – Në vitin e parë të shkollës së mesme profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc, në vitin shkollor 2017/2018, në vend se 150 nxënësve të lejuar, tash munden të regjistrohen 180 nxënës.

Duke iu faleminderuar mirëkuptimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, këtij institucioni edukativo-arsimor, pas dy viteve pauz, përsëri është kthyer profile arsimor i teknikëve ekonomik, me shifrën e regjistrimit PCBU SA 4LO1S. 

Drejtoresha e shkollës Biserka Joviq ka thënë se në ueb faqen e ministrisë është publikuar plotësimi i konkursit të mëhershëm të miratuar:

„Ftesa jonë që të miratohet regjistrimi i teknikëve ekonomik është zgjidhur me pozitivitet. Do ta regjistrojmë 30 semimaturantë. Në vend se pesë, tani në vit të parë mund t`i regjistrojmë gjashtë paralele. Në territorin e punës ekonomia, drejtësia dhe administrate, sot kemi dy profile ekonomike, teknik ekonomik dhe administrator financiar”, deklaroi drejtoresha Joviq.

Përveç këtyre dy paraleleve nga 30 nxënës, në vitin e parë të shkollës së mesme “Sveti Sava”, në konkurs është paraparë regjistrimi i 30 motrave medicinale dhe tenikëve maqinerik të automjeteve motorike.

Janë planifikuar edhe dy paralele të kombinuara. Në njërin do të regjistrohen 15 kuzhinjerë dhe 15  ëmbëltoristë, ndërsa në tjetrin numri i njejtë i salduesëve dhe bravandreqësve. Paralelja e salduesëve dhe bravandreqësve do të shkollohen në kuadër të arsimimit dual.

Pritet që e tërë gjenerata, pas përfundimit të shkollimit trevjeçar, menjëherë të punësohen në kompanitë në të cilat do ta kryejnë praktikën profesionale, gjë e cila do të nvaret nga angazhimi personal i nxënësit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues