Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA E MESME PROFESIONALE “SVETI SAVA”: ËSHTË PLANIFIKUAR HAPJA E DREJTIMEVE PËR SALDUES DHE BRAVANDREQËS

14. mars 2017.

Bujanoc – Po nëse Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik pranon planin e shkollës së mesme profesionale “Sveti Sava”, në Bujanoc, ky institucion në vitin e ardhshëm shkollor do të ketë dy profile të reja arsimore – saldues dhe bravandreqës.

Në plan është që në vitin e parë të regjistrohet një paralele e kombinuar prej 15 nxënësve të cilët do të arsimohen për këto dy profile shumë të kërkuara në tregun e punës.

Biserka Joviq, drejtoresha e shkollës së mesme profesionale “Sveti Sava”, thotë se shkolla ka nënshkruar kontratat me punëdhënësit të cilët janë të gatshëm që nxënësit të sigurojnë mentorët dhe harxhimet e plota.

„Në mesin e tyre janë “Megali” në Bujanoc, “Alfa Plam” në Vrajë, “Bida” në Vrajë dhe disa kompani të metalit. Përkrahjen na ka dhënë edhe Oda Ekonomike Rajonale në Leskoc, duke marrë parasysh se jemi shkollë me dokumentacionin komplet të nevojshëm për arsimim dual. Nga ministria përkatëse varet se a do të marrim miratimin për paralelen e re të kombinuar”, thotë drejtoresha Joviq, me porosinë që punëdhënësit vetëm se kanë shprehur gadishmëri për punësimin e gjeneratës së parë të salduesëve dhe bravandreqësve shkollor.

Shkolla e mesme profesionale “Sveti Sava” shkollon kuadrot e ardhshëm përmes shtatë profileve arsimore: administrator financiar, komercialist, teknik maqinerik për automjete motorike, motra-edukatore medicianle, kuzhinjer, kamarier (prej këtij viti ëmbëltorist) dhe teknik ekonomik, për të cilin për dy vite është ndaluar regjistrimi i nxënësve të ri.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues