Arkiva e lajmeve
                   

SHFAQJA “SHTËPIJA JONË”

22. qershor 2011.

Organizata “The Future” nga Tërrnoci i Madh edhe një herë mahniti publikun e Bujanocit me aftësitë e tyre kretaive. Të premten e kaluar këta të rinj mbajtën premijerën e shfaqës teatrale “ Shtëpia jonë”.

Në qendër të shfaqes është historia e një familje në përpjekje për të blerë një shtëpi për të cilën nuk kanë mjete të mjaftueshme. Për ta zgjidhur problemin, ata thirin në ndihmë shokët e tyre më të afërt të cilët më vonë i sjellin edhe më shumë problem.

Sikurse edhe realizimet e kaluara të kësaj grupe të rinjësh të talentuar, edhe kjo shfaqe është një komedi.

Në realizimin e saj kanë punuar 12 aktorë të rinj të kombësive të ndryshme, ndërsa për suksesin e kësaj shfaqe në qytetin e lindjes të Bujanocit më së miri kanë treguar duartrokitjet e mëdha të 400 vizitorëve të cilët kanë ndjekur shfaqjen me një vëmendje të madhe.

Projektin e ka mbështetur Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.