Arkiva e lajmeve
                   

SHFAQJA HUMANITARE DHE EKSPOZITA PËR NDIHMË PËR VAJZËN NGA TULLARA

7. prill 2017.

Medvegjë – Në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Medvegjë, sot prej orës 17, do të mbaj shfaqjen humanitare të institucionit parashkollor “Rinia” nën slloganin “Ma jep dorën botë e madhe, edhe t`i dikur ishte fëmijë”. Kjo është shfajqa e 14 “Fëijët për fëmijët”, të cilët të vegjëlit nga çerdha sëbashku me edukatorët e tyre e kanë organizuar që t`i ndihmojnë fëmijëve nga territori i komunës së Medvegjës.

Të vegjëlit nga çerdhja kanë dhënë kontributin e tyre duke ndërtuar shportëza dhe lëndë të ndryshme në punëtori të cilat janë mbajtë në bibliotekën e komunës “Petar Petroviq Njegosh”. Të gjitha ato do të shiten dhe në këtë mënyrë do të mblidhen të hollat për të voglushën Milica Premoviq nga Tullara, për të cilën është edhe organizuar shfaqja.

„Misioni i jonë i gjatë është që secili fëmijë të jetë i gëzuar, i shëndetshëm dhe i kënaqur, kështu që këtë herë kemi organizuar edhe ekspozitën shitëse. Me kontributin tonë dhe tuaj do ta ndihmojmë këtë fëmijë”, tha Dobrila Andrejeviq, drejtoresha e institucionit parashkollor “Rinia”.

Ajo ftoi të gjithë prindërit, gjyshet, gjyshërit dhe fëmijët të vijnë ta shikojnë shfaqjen dhe të blejnë diçka nga punimet e fëmijëve.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues