Arkiva e lajmeve
                   

SHF “BRANKO RADIÇEVIQ”: INFORMOHU, THUAJ JO DROGËS

7. prill 2017.

Bujanoc – “Informohu, thuj jo drogës” është emërtimi i ligjeratës rreth narkomanisë të cilën pjesëtarët e Stacionit të Policisë në Bujanoc e kanë mbajtur për nxënësit e klasave të gjashta dhe shtata të shkollës fillore “Branko Radiçeviq”.

Gordana Zllatkoviq, drejtoresha e shkollës, thotë se pjesëmarrja e nxënësve është e madhe, si edhe interesimi për këtë temë.

„Qëllimi i ligjeratës është informimi dhe njohja në rrezikshmërinë nga përdorimi i drogës. Nxënësve posaçërisht iu është treguar në efektin shkatërrues të drogave sintetike, duke marrë parasysh se janë të lira dhe shumë lehtë të qasura”, ka deklaruar drejtoresha Zllatkoviq.

Ligjerata është mbajtur në kuadër të fazës së dytë të projektit “Stop dhunës moshatare”, të cilën e realizon SHF “Branko Radiçeviq” me Stacionin e Policisë së Bujanocit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues