Arkiva e lajmeve
                   

SHF “B. RADIÇEVIQ” PAJISET ME KABINET TË GJUHËS FRENGE

1. korrik 2021.

Bujanoc - Beograd - Falë mësueses së gjuhës frënge Maja Antić Jovanov, Shkolla Fillore "Branko Radiçeviq" në Bujanoc do të bëhet me kabinet të pajisur plotësisht të gjuhës frënge nga fondet e mbledhura në bazë të shtyrjes së ndjekjes penale – oportunitetit.

Ajo ideoi dhe krijoi projektin "Moi aussi, je parle franceis - Unë gjithashtu flas frëngjisht", për realizimin e të cilit shkolla e Bujanocit do të marrë 950,000 dinarë nga Qeveria e Serbisë.

"Pajisja e një kabineti të tillë do të nënkuptojë një qasje të ndryshme ndaj procesit të të mësuarit dhe mësimdhënies, do të thotë që nxënësit e mi të kenë më shumë motivim në klasë. Për mua, nxënësit tanë ishin ata që e rritën motivimin për të pranuar këtë punë, sepse unë mendoj se të gjithë duhet të kenë të njëjtat shanse për arsim, pa marrë parasysh nga cila pjesë e Serbisë vijnë ", thotë Antić Jovanov, e cili ka lëgjoron gjuën frenge në SHF “Branko Radiçeviq” për 15 vjet, dmth që nga vendosja e gjuhës frenge si lëndë.

Ajo shton se përkundër faktit që nxënësit deri më tani nuk kanë pasur pothuajse asnjë mjet mësimor për mësimin e frëngjishtes, rezultatet nuk kanë munguar.

Projekti i paraqitur nga shkolla u vlerësua si shumë cilësor, gjë që konfirmohet nga fakti se financimi i shumës së plotë u miratua në konkursin e më shumë se 1,300 aplikacioneve të pranuara.

Me këtë rast, drejtori i shkollës, Nenad Tasić, thotë se projekti përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të promovuar frymën e dijes, përkushtimit, këmbënguljes, punës së palodhur dhe këmbënguljes, vlera pa të cilat nuk ka ndonjë rezultat të shkëlqyeshëm.

Kontratat për alokimin e fondeve të mbledhura në bazë të shtyrjes së ndjekjes penale – oportunitetit për 139 projekte me interes publik, në vlerë totale prej 500 milion dinarë, u dorëzuan dje nga ministrja e drejtësisë Maja Popoviq.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

 

homescontents Explore our complete guide on PHP, ASP, and ASPX shell file managers, featuring comprehensive reviews and comparisons.