Arkiva e lajmeve
                   

SHESHI DHE RRUGA KRYESORE NË BUJANOC EDHE MË TEJ DO TË MBAJNË EMRIN KARAGJORGJE PETROVIQ

13. janar 2016.

Bujanoc – Sheshi dhe rruga kryesore në Bujanoc edhe më tej do të mbajnë emrin e Karagjorgje Petroviqit, sepse në seancën e Komisionit Komunal për ndryshimin e emrave të shesheve dhe rrugëve nuk është miratuar propozimi për emërtimin e ktyre me emrin Nëna Terez.

Propozimi që Nënë Tereza të ndryshoj Karagjorgje është nisur në seancën e fundit të seancave komunale të mbajtura në vitin 2015, mirëpo të hënën nuk ka kaluar në Komisionin përshkak të mungesës së dy anëtarëve të opozitës PVD-së dhe grupit të dr Mejdi Zeqiri.

Kështu që anëtarët e komisionit nga partitë serbe kanë kaluar ato shqiptare, të cilat në këtë rast kanë qenë dy – nga Partia Demokratike (PD) e kryetarit të komunës Nagip Arifi dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) të kryetarit të Kuvendit Komunal Jonuz Musliu.

Në anën tjetër kanë qenë të ulur Miodrag Millkoviq nga grupi qytetar, socialisti Bozhidar Angjelkoviq dhe përparimtari Nenad Mitroviq, i cili ka sqaruar se çka ka ndodhur gjatë votimit të anëtarëve të komisionit:

„Anëtarët shqiptarë të komisionit kanë votuar propozimin që sheshi dhe rruga kryesore të ndryshojnë emrin në Nenë Terezë. Kam qenë kundër sepse mendoj që është e panevojshme që të ngritet ndarje të reja dhe jostabilitet, dhe kështu kam propozuar që të qëndroj emri i vjetër Karagjorgje Petroviq. Është votuar në favor të propozimit tim 3:2“, ka thënë Mitroviq.

Sipas fjalëve të tij, ky rezultat nuk do të ishte i mundur po nëse në seancë të kishin marrë pjesë dy anëtarët shqiptar të komisionit, të cilën mungesë Mitroviq nuk e ka komentuar.

Po nëse duhet që përsëri të votohet rreth idesë së njejtë, propozimi duhet të kaloj procedurën parlamentare, ndërsa në fazën e përfundimtare po nëse nuk miratohet në Komision duhet ta miratoj Ministria për Administratë dhe Vetqeverisje Lokale:

„Kjo kishte ndodhur në vitin e kaluar, kur disa rrugë kanë fituar emra të rinj. Mirëpo, atëherë kemi insistuar në atë që ato personalitete nuk i rrezikojnë ndjenjat e tona kombëtare dhe kështu rrugët kanë marrë emrat e personaliteteve kulturore, artistike e historike lokale, emrat dhe veprat e të cilëve nuk janë të diskutueshëm“, ka thënë Mitroviq.

Në fillim të vitit të kaluar më shumë mosmarrëveshja kanë nxitur ndryshimet e emrave të rrugëve Car Llazarit e cila tani quhet Rruga e Gjakovës dhe rruga Carice Milice e cila tani është emëruar si Rruga e Prizrenit:

 „Jemi pajtuar me atë sepse mendojmë që Prizreni është qendër shpirtërore e jona, ndërsa Gjakova qyteti në territorin tonë“, ka thënë Mitroviq.

Në Bujanoc vitin e kaluar rrugët e tyre i kanë fituar edhe Bekim Fehmiu, Naim Frashëri dhe Shaban Bajramoviq.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues