Arkiva e lajmeve
                   

SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES I KAN MBËRRI 49 PROPOZIM PROJEKTE

25. gusht 2009.

Në konkurset për realizimin e të drejtave sociale dhe të pakicave si dhe për programe dhe projekte të shoqatave të qytetarëve, të cilat konkurse kanë qenë të hapura deri më 21 gusht të vitit 2009, Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u kanë arritur 49 propozim projekte.
Komisioni i formuar nga Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Gjurgjeviq, së pari do t’i kontrollojë projektet e dorëzuara e pastaj do t’i zgjedhë ato projekte për të cilat është i mundur realizimi në vitin 2009 dhe të cilat projekte do të kenë më tepër efekt në kualitetin e jetës së qytetarëve të këtyre tri komunave.
Vendimi mbi ate se cilat projekte do të finansohen, do të vendoset më 4 shtatorë kur Shërbimi i Trupit Koordinues do të informojë të gjith ata të cilët kanë dorëzuar propozim projektet si dhe të nënshkruajnë kontratat me organizatat e zgjedhura.

Lista e projekteve:

Konkursi për realizimin e projekteve të shoqatave të qytetarëve

Konkursi për finansimin e projekteve të programeve mbi realizimin të drejtave sociale dhe pakicave