Arkiva e lajmeve
                   

SHËRBIMI NACIONAL PËR PUNËSIM SHPALLË FTESA PUBLIKE/KONKURSE

2. mars 2016.

Vrajë – Shërbimi Nacional për Punësim (SHNP), ka shpallur më 17 shkurt ka shpallur ftesa publike/konkurse për qëllim të realizimit të programit dhe masave të politikës active të punësimit të parashikuara me Programin e Punës së SHNP-së për vitin 2016, ka thënë Vesna Stanojeviq, zëdhënëse e Filiales së SHNP-së në Vrajë.

Sipas fjalëve të saj, SHNP-ja ka shpallur:

  • Ftesë publike punëdhënësve për ndarjen e subvensioneve për punësim të personave të papunësuar nga kategoritë e rëndë për tu punësuar, në vendet e reja të punës në vitin 2016, e cila është hapuir deri më 30 nëntor 2016,
  • Ftesë publike për personat e papunësuar të nacionalitetit rom për ndarjen e subvensioneve për vetëpunësim në vitin 2016, e cila është hapur deri më 18 prill 2016,
  • Ftesë publike për të papunësuarit për ndarjen e subvensioneve për vetëpunësim në vitin 2016, e cila është hapur deri më 18 prill 2016.
  • Ftesë publike punëdhënësve për subvensionin e pjesës së pagës së përdoruesve të ndihmës sociale në vitin 2016, e cila është hapur në deri më 30 nëntor 2016.
  • Konkurs publik për organizimin e realizimit të punëve publike në të cilat angazhohen personat e papunë dhe personat e papunë me invaliditet në vitin 2016, i cili është hapur deri në 18 mars 2016.

Informacionet shtesë rreth konkurseve të lartëpërmendura mund të merren në secilën njësi të organizuar të SHNP-së (Vrajë: Todora Shpanca 1, tel: 017/407-100, Bujanoc: Karagjorgje Petroviq 170, tel: 017/653-795, Preshevë: Sava Kovaçeviq 1, tel: 017/660-162), përmes Qendrës së thirrjes së SHNP-së  0800-300-301 dhe në ueb faqen e saj www.nsz.gov.rs

Burimi: RTV Ritam, Shëbrimi Nacional për Punësim dhe Trupi Koordinues