Arkiva e lajmeve
                   

SHËRBIMET E INTERNETIT NË KOHËN E PANDEMISË

30. mars 2020.

Fondacioni SHARE u ka bërë thirrje provaiderëve vendor që të ofrojnë rrjet të gjithë përdoruesve të internetit gjatë kohës së situatës së jashtëzakonshme, pavarësisht nëse ata i kanë shlyer faturat e tyre: Interneti është një pjesë integrale e infrastrukturës kritike edhe në Serbi, dhe për këtë iu është dërguar thirrje për të ofruar pa kushte shërbimet e internetit dhe hostingut për të gjithë. 

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe masave të distancës fizike, një pjesë e madhe e jetës sonë të përditshme është transferuar në mjedisin online. Disa segmente të përdorimit të internetit po dëshmojnë të jenë jetësore në kohën e pandemisë. Prandaj, Fondacioni SHARE fton ofruesit dhe operatorët në Serbi që të qëndrojnë në krye të detyrës dhe të sigurojnë një rrjedhë të pa pengueshme të internetit dhe lidhje të arritshme për këdo, pavarësisht nga faturat e (pa)paguara.

Burimi: Iniciativat Qytetare dhe Trupi Koordinues