Arkiva e lajmeve
                   

SHËNOHET DITA E SHKOLLËS FILLORE “BRANKO RADIÇEVIQ”

27. mars 2017.

Bujanoc – Me rastin e Ditës së SHF “Branko Radiçeviq” në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, është mbajtur ceremonia qendrore në të cilën kanë marrë pjesë fëmijët nga klasa e parë deri në të tetën.

Në këtë ceremoni një orëshe përveç prindërve e kanë përcjellë dhe drejtorët e shkollave tjera në Bujanoc, fabrikat dhe shumë miqë dhe bashkëpuntorë.

Drejtorët e shkollës fillore “Branko Radiçeviq”, Gordana Zllatkoviq ka thënë se ky institucion gëzon dy jubile, 170 vjet nga themelimi i shkollës së parë dhe 60 vjeç prej nga shkolla e ka fituar emrin Branko Radiçeviq me të cilin “krenohet”.

Shkolla sot ka 1210 nxënës të nacionalitetit rom dhe serb, 131 të punësuar, katër paralele të shpërndara në fshatrat Rakovcë, Llopardincë, Sërpska Kuqa dhe Karadnikë, si edhe qëndrimi parashkollor nga pesë grupe dhe 105 fëmijë, tha Zllatkoviq.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues