Arkiva e lajmeve
                   

SHËNIMI I DY VJETORIT NGA NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES PËR PRINCIPET E REKONSTRUIMIT TË TRUPIT KOORDINUES

30. mars 2011.

Të hënën 28. mars 2011. është mbajtur seanca solemne e kryesis së trupit Koordinues me rastin e shënimit të dyvjetorit nga rekonstruimi. Nënshkrimi i marrëveshjes është i një rëndësie të madhe për komunat në jug të Sërbis sepse me këtë rast përfaqësuesit e komunitetit shqiptar prap janë kyqur në punën e trupit Koordinues.

Përvec kryetarit të trupit Koordinues ministrit Milan Markoviq dhe anëtarëve  të kryesis së trupit Koordinues, në seancën solemne morën pjesë edhe zavendës kryeministri ministri i punëve të mbrendshme Ivica Daçiq, ministri i ekonomis dhe zhvillimit regjional Nebojsha Qiriq, ndihmësi i ministrit të arsimit Zoran Kostiq, drejtori i administratës doganore Predrag Petronijeviq, drejtori i administratës tatimore Dragutin Radosavljeviq, drejtori i agjensionit për privatizim Vladan Cvetkoviq dhe drejtori i administratës për të drejtat e njeriut dhe pakicave Nenad Gjurgjeviq.

Seanca është ndjekur nga partnerë ndërkombëtar të cilët e mbështesin punën e trupit Koordinues, shefi I misionit të OEBS-it Dimitrios Kipreos, shefi i delegacionit të unionit Europian në Sërbi  Vensan Dezher, koordinatori i përhershëm i kombeve të bashkuara Villijam Infante, ambasadorja e SHBA-ve Meri Borllik dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Majkëll Devenport.

Kjo ka qenë mundësia të dëgjojnë se cfarë është punuar dy vitet e  kaluara me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve në jug të Sërbis.
 
Ministri Milan Markoviq  ka vënë në dukje që në periudhën e kaluar shumë gjëra janë punuar,  "para se të gjithash në sferën e gjyqësorit, arsimit dhe integrimit të Shqiptarëve në institucionet republikane". Me këtë rast shtoi se shumë gjëra janë bërë edhe në sferën e politikës, ekonomisë dhe arsimit e para se të gjithash në formimin e qeveris  multietnike në Bujanoc, hapjen e minierës Lece dhe paralelet e fakulltetit ekonomik dhe juridik të Univerzitetit të Nishit në Medvegjë.

"Këtë vit presim të përfundojnë punët në repartin e maternitetit në Preshevë dhe hapja e paralelës së fakulltetit Ekonomik në Bujanoc ", tha Markoviq.

Në bazë të fjalëve të tij, shumë është investuar edhe në sektorin joqeveritar, media, ndihmë për shtresat në nevojë dhe të gjitha këto projekte kanë parashenjë multietnike.

"Politika e trupit Koordinues është kalimi i pengesave të cilat padyshim egzistojnë në Bujanoc dhe Preshevë, a në komunën e Medvegjës më pak, në mes komunitetit serbë dhe shqiptarë", tha Markoviq.

Ai beson se politika e trupit Koordinues ka dhënë rezultate të pamohueshme e që sot në këto komuna ka  klube sportive multietnike , shfaqje teatrale dhe qendra rinore, revista multietnike për të rinjë.

Ministri i punëve të mbrendshme Ivica Daçiq ka vlersuar  se situata e sigurisë në jug të Sërbisë është e qëndrueshme  dhe se do të jetë edhe më e mirë  kur përfaqësuesit e pakicave etnike të kyçen në institucione shtetërore.Ministar Marković na sednici Koordinacionog tela za jug Srbije Ministri i ekonomisë Nebojsha Qiriq njoftoi se qeveria do të ndërmarrë aktivitete të mjaftueshme  për të ndihmuar ekonomin, përmirësuar punësimin dhe rritjen e standardit për qytetarët e  këtyre komunave. Në përputhje me qëllimet e cekura me 7 prill në Bujanoc do të organizohet takim me përfaqësuesit lokal dhe ekonomistëve të këtyre komunave.

Shefi I delegacionit OEBS në Srbi Dimitrios Kipreos  e ka vlersuar se janë bërë hapa pozitiv  në komunat e jugut të Sërbis duke theksuar rëndësinë e formimit të qeverisë multietnike në Bujanoc.
„Qëllimi është që të gjithë qytetarët , Serbët dhe Shqiptarët, të ndihen si në shtëpin e tyre ”, tha Kipreos.

Edhe përfaqësuesit e tjere te komunitetit ndërkombëtar e vlersuan pozitivisht punën e trupit Koordinues.