Arkiva e lajmeve
                   

SHEFI I SEKTORIT TË II TË OPERACIONIT TË DELEGACIONIT TË UE-SË SHTEFAN HUDOLIN NË VIZITË NË JUG TË SERBISË

29. shtator 2016.

Bujanoc – Shefi i sektorit të II të operacionit të Delegacionit të UE-së, Shtefen Hudolin, më 30 shtator do të vizitoj Vrajën dhe Bujanocin dhe do të vizitojë projektet të cilat i financon UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës, përmes programit zhvillimor Progresi Europian, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës, inkurajimin e konkurencës së ekonomisë lokale dhe hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe avansimin e inkluzionit social dhe menaxhimit të mirë.

Shtefen Hudolin me kryetarin Sllobodan Millenkoviq do të vizitoj Zonën e Lirë Bunushec në Vrajë, për të zhvillimin infrastrukturor të saj Unioni Europian në partneritet me Qeverinë e Zvicrrës, ka ndarë 192.000 euro.

Në Vrajë Shtefen Hudolin, në prani të sekretarit të Ministrisë së Ekonomisë, Dragan Stevanoviq, do të dorëzojë Kontratat mbi Donacionin për 17 ndërmarrës të kompanive mikro dhe të vogla, të cilët përmes përkrahjes së Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës, me shumën e 253.880 eurove, do të sigurojnë pajisimin dhe kështu do të rrisin prodhimin dhe do të krijojnë kushte për hapjen e reja të punës.

Po në të njejtën ditë, në Bujanoc Shtefan Hudolin do të takohet me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Një ditë më herët Hudolin do të vizitojë Bojnikun dhe Lebanin.

Aktivitetet e Progresit Europian, program i cili kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të jugut dhe jugperendimit të Serbisë, Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës e përkrahin me gjithsej 24,46 milion euro.

Burimi: Ekonomia e Re dhe Trupi Koordinues