Arkiva e lajmeve
                   

SHEFI I DELEGACIONIT TË UE-SË NË SERBI: JEMI TË KËNAQUR ME REZULTATET E ARRITURA NË JUGUN E SERBISË

5. dhjetor 2017.

Bujanoc – Shefi i Delegacionit të UE-së në Serbi, Sem Fabrici, ka vlerësuar se në Bujanoc mardhëniet e Serbisë dhe UE-së janë në periudhën “shumë të favorshme”, sepse “një numër i caktuar i hapave” janë ndërmarrë për afërsimin e Serbisë në Unionin Europian.

Fabrici pas takimit me kryetarin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq, tha se stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimi ekonomik janë të rëndësishëm për UE-në.

„Puna ime kryesore në këtë funksion është ndihma Serbisë që t`i afrohet Unionit, ndërsa qëllimi përfundimtar është që Serbia të bëhet anëtare e UE-së. Unioni investon 200 milionë euro në vit, në mënyrë që ta ndihmoj procesin e anëtarësimit dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet në jugun e Serbisë, ku kemi numër të caktuar të projekteve të suksseshme në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë”, tha Fabrici.

Ai vlerësoi se hapja e Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc është shembull se si UE-ja mund të ndihmoj në arsim, integrimin sociale dhe rritjen ekonomike.

„Anëtarësimi në UE është e ardhmja e Serbisë dhe ne do t`i dyfishojmë të gjitha përpjekjet tona në mënyrë që t`i përshpejtojmë këto procese”, deklaroi Fabrici dhe paralajmroi se në vitin 2018, do të filloj realizimi i programit të UE-PRO për të cilin mund të konkurojnë vetqeverisjet lokale në jug të vendit.

Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, tha se bashkësia ndërkombëtare investon rreth 35 milionë euro në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa përmes Trupit Koordinues janë investuar 60 milion euro më shumë në projektet infrastrukturore.

Ai theksoi se në kuadër të projekteve të financuara përmes ndihmës së UE-së, është hapur Paraleleja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc dhe materniteti në Preshevë, si edhe se ka filluar programi që nxënësit shqiptar të shkollave fillore të mësojnë gjuhën serbe.

„Ndihma e UE-së është e nevojshme për realizimin e projekteve për përmirësimin e kushteve ekonomike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe puna në realizimin e programit shtatë pikësh i cili me propozim të partive shqiptare nga këto komuna është miratuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë në vitin 2013”, tha Stankoviq.

Burimi: Jugmedia, Beta dhe Trupi Koordinues