Arkiva e lajmeve
                   

SHARÇEVIQ: “SYNIMI I MËSIMIT NUK ËSHTË DIPLOMA POR PUNA”

28. shkurt 2017.

Beograd – Sëshpejti na presin reformat e reja në arsim. Për një muaj do të publikohet pakoja e ligjit i cili do të reformojë arsimimin dhe ai përfshin ligjet mbi sistemet e arsimimit dhe edukimit, mbi arsimimin parashkollor, themelor dhe të lartë, mbikëqyrjen inspektoriale dhe kuadrin nacional të kualifikimeve”, tha Mlladen Sharçeviq, ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik të Republikës së Serbisë.

Sipas fjalëve të tij, statistika flet se njëri ndër problemet themelore të Serbisë është papunësia e të rinjëve, sepse pothuajse gjysma e tyre nuk ka punë, 20 përqind presin në punë një vit, ndërsa 20 përqind punë nuk kërojnë.

„Në mënyrë që ta zgjidhim problemin e papunësisë së të rinjëve, është e nevojshme që të shikojmë nevojat  e tregut dhe shtetit. Prindërit dhe fëmijët duhen që të edukohen dhe të drejtohen në drejtimet të cilat tregu i kërkon, ndërsa drejtorët e shkollave janë çelës për reforma sepse mësojnë fëmijët që puna dhe pavarsia është diçka që është më  e mirë”.

Ministri ka vlerësuar se viti 2017 është i vështir për zhvillim, por jo edhe për përgaditjen e asaj që në fushën e arsimit do të punohet në vitin 2018, në të cilin siç ka theksuar ai “Ministria e Arsimit do të mund të kërkoj më shumë të holla nga buxheti”. Sharçeviq theksoi se është e rëndësishme që t`i mundësohet njerëzve të rinj që nga mosha 15 vjeçare të kenë punë dhe të fitojnë, por njëkohësisht t`ia japim mundësinë për avansim dhe arsimim të mëtutjeshëm, deri në doktoraturë.

„Është e nevojshme që të edukohen fëmijët dhe prindërit që të kuptojnë që qëllimi i mësimit nuk është diploma por është puna”, ka porositur ministri.

Ai shtoi se njëkohësisht punon në gjashtë ligje dhe se idea është që të gjitha të kryhen drei në qershor, ashtu që deri në shtator të vitit të ardhshëm akademik të kemi miljet e reja në arsim.

Burimi: Ritam dhe Trupi Koordinues