Arkiva e lajmeve
                   

SHANSË I RI PËR PUNË NË USHTRI

19. qershor 2017.

Vrajë, Bujanoc – Ministria e Mbrotjes së Republikës së Serbisë do të hap konkurs për pranimin e 675 ushtarëve profesional.

Për shërbimin në Bujanoc ka 35 vende të lira, ndërsa për Vrajën janë paraparë 15 vende.

Dorëzimi i paraqitjeve, me vërtetimin e aftësive fizike, do të organizohet më 30 qershor, prej orës 7.30 deri më ora 10, në kasarnet e ushtrisë adresat e të cilave janë të shënuara në konkurs.

Fjala është rreth pranimit direkt të ushtarëve nga evidencat e qendrave rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes, ku kandidatë potencial janë të gjithë shtetasit e Republikës së Serbisë të cilët vullnetarisht kanë kryer shërbimin ushtarak me armë dhe të cilët janë më të rinj se 30 vjeç.
 

Me kandidatët më të mirë do të nënshkruhen kontratat e punës për kohë të caktuar dhe do të pranohen në shërbimin ushtarak profesional në periudhën prej gjashtë muajve, përmes mundësisë së vazhdimit të kontratës së punës në periudhën prej tri viteve dhe rinovimit të kontratës deri në moshën 40 vjeçare, thuhet në Ministrinë e Mbrojtjes.
 

Nga janari i këtij viti, në mardhënie punë në Ushtri janë pranuar 739 ushtarë profesional.

 

Adresat e kazermës në të cilat dorëzohen paraqitjet, si edhe të gjitha të dhënat mbi kushtet e konkursit dhe shembujt e deklaratave të cilat dorëzohen gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues