Arkiva e lajmeve
                   

SËSHPEJTI STËRVITJA NDËRKOMBËTARE USHTARAKE NË JUG TË SERBISË

8. maj 2014.

Bujanoc – Kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Lubisha Dikoviq, dje në bazën e Dobrosinit në Bujanoc, ka deklaruar se në hapsirat e jugut të Serbisë sëshpejti do të mbahet stërvitja e përbashkët e forcave ndërkombëtare dhe ka shtuar se bashkëpunimi me KFOR-in është i „shkëlqyer". 

„Ushtria e Serbisë për shumë vite merr pjesë në stërvitjet ndërkombëtare, si në Serbi poashtu edhe me partnerët e saj jasht Serbisë. Është e planifikuar që stërvitja e përbashkët me forcat detare të Komandës Europiane dhe forcave të SHBA-së, në të cilat do të marrin pjesë edhe vendet partnere nga rajoni, përfshirë Bullgarinë, Rumuninë, Greqinë dhe Maqedoninë. Ky ushtrim do të kryhet në hapësirat e Serbisë jug-qendrore dhe në bazën „Jug“ dhe lidhur me detyrat e misionit të tretë”, tha Dikoviq.

Ai sqaroi se „misioni i tretë” ka të bëjë me dhënien e  ndihmës për banorët e rrezikuar në kohën e fakteqësive natyrore, askioneve terroristike dhe sigurisë së rrezikuar.

Dikoviq gjithashtu tha se bashkëpunimi me KFOR-in është „i shkëlqyer”.

 

 „Ushtria e Serbisë, sëbashku me KFOR-in dhe forcat e sigurisë së Serbisë për „kontrollin e këtyre hapsirave“, realizon aktivitetet sipas marrëveshjes Ushtarako-Teknike dhe Rezolutës 1244.

„Bashkëpunimi nuk është vetëm i nivelit të lartë, por edhe i nivelit të ulët“, tha Dikoviq.

 “Çdo vit kemi më shumë se 300 aktivitete të përbashkëta në të gjitha nivelet, ndërsa në çfardo lëvizje eventuale vendoset në bazë të vlerësimit, i cili është baza e marrjes së masave të përbashkëta edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër e vijës administrative”, tha ai.

Dikoviq në Bazën Ushtarake “Jug”, në prani të ministrit të mbrojtjes Bratisllav Gashiq, shprehur faleminderim për kolonelin e Gardës Kombëtare të Ohajës, Din Braun, për bashkëpunimin e suksseshëm midis dy ushtrive.

Komandanti i Brigadës së Katërt të Ushtrisë Tokësore, gjenerali i brigadës Zoran Lubura, e ka njoftuar Gashiqin dhe Dikoviqin me detyrat për sigurimin e 117 kilometrave të vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë dhe kontrollës së 505 km2 të Zonës Tokësore të Sigurisë.

Ai tha se pjesëtarët e brigadës do të japin përpjekjet edhe në realizimin e aktiviteteve të bashkëpunimit civilo-ushtarak, duke filluar nga ndërtimi i rrugëve, shuarjen e zjarreve pyjore, furnizimin me ujë gjatë kohëve të nxehta dhe ndihë shëndetësore banorëve në këto hapësira, poashtu ai theksoi se  bashkëpunimi me banorët është i shkëlqyer, pa marrë parasysh për përkatësisë e tyre nacionale apo fetare.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues