Arkiva e lajmeve
                   

SËSHPEJTI REÇETAT ELEKTRONIKE

28. korrik 2017.

Beograd – Ministri i Shëndetësisë Zllatibor Lonçar ka paralajmruar se sëshpejti do të vendoset reçeta elektronike dhe që të sëmuarit kronik nuk do të duhen të shkojnë për reçeta mjekësore tek mjeku çdo dy muaj.

Reçeta elektronike do të ketë të njejtin afat si letrat e tanishme, ndërsa kjo është për shumicën e barërave shtatë ditë, duke llogaritur edhe ditën e lëshimit. Përjashtim ka vetëm tek antibiotikët, për të cilat reçeta vazhdon tri ditë, si edhe barërat nga Lista D, të cilat pacientët mund të marrin në afat prej 30 ditëve.

Ai ka thënë se sipas të dhënave zyrtare të gjitha kartelat e planifikuara shëndetësore do të shtypen dhe të dërgohen Fondit Republikan për Sigurin Shëndetësor dhe se në vazhdë është ndarja e tyre.

„Organizimi është dashur që të jetë më i mirë, nuk jam i kënaqur se si është bërë. Disa njerëz duhet të bartin konsekuencat“, tha Lonçar.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues