Arkiva e lajmeve
                   

SËRBIA IA DOLI TË FUTET NË TRENIN EVROPIAN

6. korrik 2011.

Vranjë – Ambasadori i Suedisë në Beograd Krister Asp, dje ne Vranjë tha se Sërbia ia doli të futet në tren për në Bashkimin Evropian dhe se ai pret që në dhjetorë të këtij viti të merret vendimi për pranimin e kandidaturës së saj.

Asp shtoi se Sërbia ka përmbushur shumicën e kriteriumeve në hapin e parë drejt Bashkimit Evropian,  por  duhet që të gjitha kushtet të përmbushen deri në fund.

Kushtet themelore për marrjen e një vendimi pozitiv për statusin e kandidatit sipas ambasadorit Asp janë reformat në gjyqsi, reformat lidhur me ligjet elektorale dhe çështjet e kthimit të pronave.
„Sërbia është në rrugë të drejtë drejt BE-së. Ai tren tani më veç është nisur, do te duhet të ndalet në disa stacione, por ai tani më është duke lëvizur  dhe Sërbia ka përkrahje të fuqishme nga Suedia në këtë rrugë", tha Asp pas bisedës me udhëheqsinë e qytetit të Vranjës.

Ambasadori Asp deklaroi se numri i azilantëve nga Sërbia në Suedi është zvogluar  dhe shtoi se Suedia ka ndryshuar ligjet të cilët i përkasin azilantëve . „Ata tash marrin aq pak para saqë nuk i mjaftojnë as për një biletë autobusi“, tha Asp.

Ambasadori i Suedisë sot në Vranjë ka biseduar me udhëheqësinë e këtij qyteti, vizitoi  RTV Vranjën si dhe gazetat e Vranjës, dhe së bashku me kryetarin e komunës së Vranjës Mirolub Stojqiq hapi ekspozitën me karikatura me titull “Ballafaqimi me klimën”, autorët e së cilës janë nga Suedia dhe Ballkani. Ekspozita do të ekspozohet në galerinë e Muzeut kombëtarë  në Vranjë, dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 12 Korrik. Atë e përbëjnë ilustrime të cilat me një sens humori tregojnë aspektet shqetësuese të zhvillimit të qëndrueshëm.