Arkiva e lajmeve
                   

SERBËT E JUGUT KANË FILLUAR TA KALOJNË VERËN NË SHQIPËRI

16. gusht 2017.

Bujanoc, Preshevë – Numri i turistëve të cilët viteve të fundit vendosin që t’i kalojnë pushime në bregdetin shqiptar është në rritje dhe sipas vlerësimeve nga agjensioni turistik nga Bujanoci dhe Presheva, të cilat kanë shitur aranzhmane për këtë destinacion jo mjaft tërheqës turistik, ka kryesuar interesimi për pushime në Durrës.

Kastriot Jakupi, menaxher i agjensionit turistik “Globi Travel” nga Bujanoci, thotë se turistët serb më sëshpeshti kanë shkuar në pushim në Durrës, ku pansioni i plotë për gjashtë netë dhe transportin nga Gjilani ka kushtuar 180 euro.

„Me kënaqsi mund të konstatoj se numri i turistëve serb të cilët këtë vit, përmes agjensionit tonë dhe tjerë nga jugu i Serbisë, kanë udhëtuar në Shqipëri është më i madh për 35 përqind për dallim në vitin e kaluar dhe askush nuk ka pasur ankesa në aranzhmane. Shumë kanë shkuar me transportin e tyre personal, por edhe kemi organizuar nga Gjilani transportin, kështu që deri më shtator kemi tranport të organizuar për të gjitha destinacionet“, tha Jakupi.

Vendi më ekskluziv për pushime është Saranda, ku çmimi i aranzhmanit kompet me udhëtim dhe pansion të plotë për gjashtë netë sillet prej 275 euro në korrik deri në 225 euro për periudhën në pjesën e parë të shtatorit.

“Këtu bëjnë pjesë edhe Vlora, Velipoja dhe Shëngjini, vendi i njohur me emrin “Shën Gjin”, si edhe vendet në fillim të zhvillimit turistik siç janë Himara, Jale dhe Spille. Në Shqipëri nga viti në vit ditë e më shumë investohet në turizmin bregdetar, dhe kështu rritet edhe niveli i interesimi, ndërsa çmimet janë të arritshme për standardin e turistëve nga jugu i Serbisë. Kryeson kuzhina mediterane, ndërsa posaçërisht ajo italinae me specialitet të cilat kuzhinjerët i kanë zotëruar duke punuar nëpër restorantet në Itali”, tha Jakupi, duke theksuar se për dallim nga Greqia, harxhimet jashtë pansionit në aspektin e çmimit të pijeve, kafës dhe ushqimit në restorante është më e lirë edhe deri 30 përqind.

Çmimi i biletës kthyese me autobus nga Gjilani për në Durrës është 20 euro, ndërsa 25 euro për Sarandë. Turistët që më së shumti kanë pushuar në bregdetin shqiptar kanë qenë nga Rumunia, Gjermania dhe Franca.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues