Arkiva e lajmeve
                   

SABA BELLÇA KOMPANIA MË E MIRË NË JUGUN E SERBISË

12. janar 2015.

Presheveë – Kompania private nga Presheva „Saba-Bellça”, është zgjedhur kompania më e mirë në rrethin e Pçinjës në listën e „bardhë“ të Ministrisë së Ndërtimtarisë dhe Komunikacionit, duke u zënë vendin e 106.

Në listën e bardhë dhe pozitive të ministrisë gjenden 14 kompani nga rrethi i  Pçinjës, ndërsa në në listën e zezë dhe negative gjenden vetëm pesë kompani.

Ministria e ka përpiluar listën e bardhë dhe të zezë të kompanive të cilat merren me projekte, zbatimin e punëve dhe mbikqyrjen në fushat e ndërtimtarisë, në bazë të kritereve të cilat bazohen në punën e tyre, punësimin e punëtorëve dhe diçka të tillë.
 
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues