Arkiva e lajmeve
                   

SA SHTETE KANË INVESTUAR PËR DHJETË VITE NË BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË.

4. prill 2011.

Vranjë – Lajmi është marrur nga ,,Lajmet e mbrëmjes,,-Në dhjetë vitet e fundit, sa egziston trupi Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në këto tri komuna shteti i Sërbis ka investuar më shumë se pesë miliard dinar ose rreth 70 milion euro. Këto janë para të cilat këto tri komuna i kanë marrë nga buxheti i rregullt, a në këtë shumë nuk janë përfshirë fonde të konsiderueshme të cilat i kanë dhuruar ambasadat e ndryshme, një numër i organizatave joqeveritare dhe humanitare.

Qeveria serbe më bujare ka qenë ndaj Bujanocit. Aty për dhjetë vite kanë arritur 22,7 milion euro. Gati një milion më pak ka marrë Medvegja, a Presheva 18,7 milion euro. Gati pes million më pak se komunat tjera të jugut të Sërbis.

„Është bërë shumë, mirpo problemi është këtu se 50 vite nuk është investuar fare, dhe ka nevojë për shuma më të larta“, thanë nga qeveria lokale në Bujanoc .

Në Medvegjë megjithatë , janë të kënaqur. Ky qytetë, në bazë të fjalëve të kryetarit të komunës Sllobodan Drashkoviq, ndoshta sot nuk do te ishte nëse nuk do të kishte pasur ndihmë nga shteti. Duke iu faleminderuar këtyre të hollave është rregulluar banja e Sijarinës, është ndërtuar shtëpia e kulturës, salla e sportit dhe pishina , 160 km rrugë, 13 ura…

Rezultatet e investimeve të shtetit janë të dukshme në Preshevë. Eshtë ndërtuar tregu i ri, janë asfaltuar shumë rrugë lokale. Para disa muajsh është ndërtuar qendra moderne e qytetit.

„Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar për dhjetë vite, sikur që është fakti se për gjysëm shekulli nuk është punuar fare. Kështu që këtu duhet edhe shumë gjëra të bëhen dhe ndërtohen“, tha Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës.

Bujanoci , nga shteti ka fituar shkollën e mesme ,,Sezai Surroi“ , është rregulluar shkolla fillore ,,Branko Radiçiveviq“, furnizimi me ujë në fshatrat Bilaq dhe Borovc, është asfaltuar rruga Lluqan- Dobrsin.

Bujanoci mesatarisht në vitë ka marrë 2,3 milion euro ose gjysmën e buxhetit të rregullt, Presheva 1,8 milion, ose  një të tretën e fondit në arkën e qytetit, Medvegja 2,2 milion ose dy herë më shumë se sa ka në fondin e buxhetit.

Shteti më bujari ka qenë në vitin 2002 kur në jug janë dërguar gati 15 milion euro. Më së paku është investuar vitin e parë të punës së trupit Koordinues – 1,4 milion euro.