Arkiva e lajmeve
                   

RUSIA ORGANIZON – BIKOVIQ KA PËRKRAHUR – ARRIN NDIHMA PËR JUGUN E SERBISË

24. korrik 2017.

Medvegjë – Misioni Humanitar Rus në Rusi ka organizuar mbledhjen e mjeteve për blerjen dhe pajisimin e automjetit sanitar për Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë. Aksionin e ka përkrahur ylli i ri i filmit serb dhe rus, aktori Millosh Bikoviq.

Vështirësitë në organizimin e transporit të mjekëve në territorin e komunës së Medvegjës janë të lidhura me konfigurimin e vështirë të terrenit, shtrirjen dhe largësinë e madhe të vendbanimeve. Parku i automjeteve në Shtëpinë e Shëndetit e përbëjen disa automjete, të tipit “Llada Niva 2131” të vitit 2008, 2009 dhe 2013, prej të cilëve dy nuk janë në gjendje për vozitje dhe kështu këto nuk përdoren. Përveç kësaj, me këto automjete nuk është i mundur transportimi i pacientëve në gjendje të shtrirë.

Shtëpia e Shëndetit në Medvegjë nuk është i vetmi institucion medicinal në këtë rajon, por pasi që pikat medicinale në Ravna Banjë, Buçumet, Tullarë, Lece dhe Redkocer nuk realizojnë në mënyrë të rregullt me preparatetet dhe barërat medicinal, kujdesin për pacientë nga ky territor, posaçërsisht të sëmuarve të rëndë, iu është besuar mjekëve në Medvegjë dhe ambulancës në Banjë të Sijarinës.

Automjeti i ri sanitar është i nevojshëm jo vetëm për rritjen e kualitetit dhe nivelit të mbrojtjes shëndetësore në Medvegjë, por kjo është e nevojë jetike për këta njerëz që jetojnë në pjesët e largëta të komunës, me një infrastruktur dhe transport të pazhvilluar.

Mjetet për blerjen e automjetit të ndihmë së shpejtë kanë arritur nga qytetarët e Rusisë. Pjesa kryesore e mjeteve për pajisimin e fituar nga Fondi i Alishera Usmanova “Ari, shkenca dhe Sporti”.

Automjeti do t`i dorëzohet në mënyrë solemne udhëheqësisë dhe të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë më 27 korrik 2017.

Burimi: Sputnjik dhe Trupi Koordinues