Arkiva e lajmeve
                   

RRUGA PËRMES KODRËS SË RADANIT DO TË LIDHË LEBANËN, BOJNIKUN, MEDVEGJËN, PROKUPLEN DHE KURSHUMLINË.

20. janar 2022.

Medvegjë-Beograd Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq, gjatë vizitës së saj vitin e kaluar në  komunën e  Lebanës, e vizitoi vendin e shekullit të 6-të, Cariqin grad dhe me atë rast deklaroi se shteti po përpiqet që këtë lokacion arkeologjik ta fusë në listën e UNESCO-s, se do të tërheqë edhe turistë nga vendi dhe bota”, thuhet në vetëqeverisjen lokale të komunës së Lebanës.

Rëndësi të madhe ka edhe rruga përmes kodrës së Radanit, që lidh Lebanën, Bojnikun, Medvegjën, Prokuplen dhe Kurshumlinë. “Me lidhjen e banjave në këtë zonë me lokalitetin e Cariqin Grad dhe Qytetin e Djallit do të mundësohet edhe zhvillimi i turizmit rural”, thuhet në faqen e komunës.

Kryetari i komunës së Lebanës , Ivan Bogdanoviq, është anëtar i Grupit Punues Ndërdepartamental për Organizimin dhe Zhvillimin e Serbisë Jugore, në takimin e të cilit kanë rënë dakord që këtë vit të fillojnë punimet në territorin e komunës së Lebanës.

Burimi: B92.net, Trupi Koordinues