Arkiva e lajmeve
                   

RREZIKU I PAPËRFILLSHËM NGA URANIUMI I VARFËRUAR

13. nëntor 2014.

Municioni me unarium të varfëruar është përdorur në pesë lokacionet në Vranjë, Bujanoc dhe Preshevë para 15 viteve. E gjithë ky territor është dekontaminuar dhe nga to janë hequr projektilat me uranijum të varfëruar. Sipas raportit të Agjensionit për mbrojtje të rrezatimit jozinues dhe sigurisë nukleare të Serbisë, uji, toka dhe bota bimore në këto hapësira është në gjendje të rregullt.

Ekspertët të Institutit për shkenca nukleare të Vinçit dhe Ushtrisë së Serbisë kanë kryer dekontaminimin e tokës në Borovcë të Bujanocit në vitin 2005. Nga rreth 5.000 katror janë larguar 400 kg dhee dhe 59 projektila.

Janë kontrolluar uji, toka dhe bimët në këto hapësira. Instituti “Dragomir Karajoviq” dhe Vinçi kanë paraqitur rezultate të Agjensionit për mbrotje nga rrezatimi jonizues, kurse uji i marrë nga puse dhe burimet publike dhe toka në thellësi 10-15 centimetra, kanë treguar se mostrat janë të rregullta dhe është përfunduar se rreziku nga prodhimet e radionuklidit artificial janë të papërfillshme.

Edhe pse në rrethin e Pçinjës egziston numër i lartë i të sëmuarve nga sëmundjet malignate, ekspertët nuk vërtetojnë se numri i rritur të sëmuarve është i lidhur me municionin me uranium të varfëruar.

„Mendoj se frika nuk ka pse të egzistojë përshkak egzistimit të shumë faktorëve rrezikues, të cilët ndikojnë në paraqitjen e banorëve të sëmurë dhe rritjes së shkallës së mortalitetit dhe morbititetit nga sëmundjet malignate, siç janë pirja e duhanit dhe stresi“, tha Ezhira Antiq, drejtoreshë e Entit për Shëndet Publik në Vranjë.

Enti për Shëndet Publik kontrollon ujin nga Pllçkovica, i cili deri më sot ka qenë i pijshëm. Kontrollohet uji nga 32 burime, rezervuare dhe puse në amviseritë nga Pllaçkovica deri në Sveti Ili.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues