Arkiva e lajmeve
                   

RRETHIN E JABLLANICËS NË PJESËN E POSHTME TË PAGAVE

28. shtator 2018.

Medvegjë – Rrethi i Jabllanicës, sipas pagës mesatare neto është e fundit në Serbi me 39 mijë e 270 dinarë, sipas  të dhënave të Entit Statistikor të Republikës së Serbisë.

Përpara Rrethit të Jablanicës këtë edhe këtë herë u gjetë Rrethi i Toplicës me 40 mijë e 697 dhe i Pçinjës me 40 mijë e 589 dinarë.Paga mesatare neto në Leskoc për muajin korrik është 40.095 dinarë për një punëtorë.

Në Beograd, një punëtorë pa tatime dhe kontribute morri mesatarisht njëzet mijë më shumë se në Leskocc, 60 mijë e 176 dinarë, ndërsa në Nish 45 mijë e 859 dinarë. Në muajin korrik, sipas pagës mesatare në neto ka kryesuar komuna e Medvegjës me 45 mijë dhe 975 dinarë, ndërsa në Cërna Travë për punonjës ajo arriti në 38 mijë dhe 91 dinarë. Vazhdon pastaj Lebani me 37 mijë e 750 dinarë, Bojniku me 36 mijë dhe 371, dhe vendi i fundit është Vlasotinca me 35 mijë dhe 217 dinarë. Paga mesatare (bruto) e llogaritur për korrik 2018 në Serbi arriti në 68 029 dinarë, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute arriti në 49 202 dinarë. Rritja kumulative e pagave bruto në periudhën janar-korrik 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, arriti në 5.8% në terma nominalë, pra 3.9% në terma realë. Në të njëjtën kohë, pagat neto u rritën me 6.2% në terma nominalë dhe 4.3% në terma realë. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, paga mesatare bruto për korrik 2018 ishte nominalisht më e lartë për 7.4% dhe në terma realë me 4.9%, ndërsa paga mesatare neto u rrit me 7.9% nominalisht, dmth me 5, 4% në terma realë. Paga mesatare për muajin korrik arriti në 38 642 dinarë, që do të thotë se 50% e të punësuarve kanë fituar të ardhura për shumën e mësipërme. Paga mesatare neto për korrik 2018, ishte 417 euro.

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues