Arkiva e lajmeve
                   

RRETHI I PÇINJËS ËSHTË I KOMPLETUAR NË SISTEMIN “FOSHNJE, MIRË SE ERDHE NË BOTË”

27. shkurt 2019.

Preshevë - Gjashtë komunat e Rrethit të Pçinjës gjatë dhjetorir të vitit të kaluar iu bashkuan sistemit për regjistrimin elektronik të të sapolindurve në kuadër të projektit "Foshnje, mirë se erdhe në botë", me të cilin është mundësuar procesi i aplikimit elektronik në lidhje me kërkesën për ushtrimin e të drejtës për kompensim prindëror. Në fillim të kësaj jave në kuadër të vendit administrativ të posaçëm unik "eBEBA", kërkesa për ushtrimin e të drejtës për ndihmë prindërore është hapur edhe për komunën e Preshevës.

Që nga 4 shkurti 2019, Zyra e Teknologjisë së Informacionit dhe Administrimit Elektronik ka ofruar mbështetje telefonike për punonjësit të cilët janë të autorizuar të punojnë në sistemin e regjistrimit të foshnjave brenda projektit "Foshnje, mirë se erdhe në botë".

Gjithashtu, në uebfaqen e Zyrës për Teknologjitë e Informacionit dhe Administratës Elektronike, është i disponueshëm edhe forma  e kontaktit për të dërguar pyetje, për të treguar probleme, për të dhënë sugjerime në lidhje me projektin "Foshnje, mirë se erdhe në botë" (eBeba).

Përmes formës së kontaktit është e mundur që të bëni pyetje që nuk janë urgjente duke marrë parasysh se përgjigjja arrin brenda 72 orëve.

Qendra e kontaktit është e caktuar për personat e autorizuar për punë në sistemin e regjistrimit elektronik për të porsalindurit, ndërsa prindërit udhëzohen në formën e kontaktit të disponueshëm në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Serbisë për të gjitha çështjet që lidhen me regjistrimin e lindjes së fëmijës së tyre.

Deri më tani, që nga fillimi i regjistrimit elektronik të lindjeve në Qendrën Shëndetësore në Vrajë, nga 10 korriku 2016, në këtë mënyrë janë paraqitur 4.027 foshnje të sapolindura - siç thuhet në QSH të Vrajës.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues