Arkiva e lajmeve
                   

RINIA E BUJANOCIT: MIRËKUPTIM DHE EMPATI PËR MIGRANTËT A JO URREJTJE

21. qershor 2022.

Bujanoc - Beograd - Nxënësit e shkollave të mesme të Bujanocit "Sveti Sava" dhe "Sezai Suroi" shënuan Ditën botërore të Refugjatëve me një shfaqje në sheshin e qytetit në Bujanoc me qëllim të zhvillimit të empatisë dhe mirëkuptimit tek qytetarët për gjendjen e refugjatëve.

“Ideja jonë ishte të punonim së bashku me nxënësit  për të rritur ndërgjegjësimin për problemin e ksenofobisë që drejtohet kundër refugjatëve. Këta janë njerëz që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftërave dhe dhunës. Jemi dakord që nuk jemi një popull ksenofob, por duhet të pyesim veten nëse vërtet kemi një qëndrim tolerant ndaj refugjatëve apo jo”, tha Jelena Rangjeloviq, profesoresh në shkollën Sezai Surroi dhe koordinatore e projektit.

Ajo theksoi se aksioni u dërgoi një ftesë bashkëqytetarëve që të mendojnë pak për refugjatët dhe mënyrat se si mund të ndihmohen ata.

Rreth njëzet gjimnazistë morën pjesë në projektin “Në atlete e tyre” dhe dërguan një mesazh për guximin e njerëzve që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Mesazhet e tolerancës të shkruara në karta dhe tabela zbukuruan sheshin e qytetit dhe tërhoqën vëmendjen e qytetarëve kureshtarë.

 “Njerëzit që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre duhet të trajtohen me respekt dhe dinjitet dhe ndihma dhe përkrahja jonë është e nevojshme për ta, sepse të gjithë jemi njësoj, ata janë fqinjët tanë”, thotë pjesëmarrësja e projektit Blendina Hyseni.

Projekti u zbatua me mbështetjen e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), dhe sipas Ramiz Qerimit nga Presheva, asistent për mbrojtjen e refugjatëve në komunitetin lokal, ngjarje të tilla rrisin vetëdijen e qytetarëve për të ndihmuar njerëzit që nuk janë më të sigurt në vendet e tyre.

 “Shteti i Serbisë është një shembull i mirë i ndihmës për refugjatët. Një numër i refugjatëve nga Ukraina janë të vendosur në Vranjë dhe UNHCR-ja gjithmonë do të mbështesë iniciativat qytetare dhe institucionet shtetërore për të përmbushur refugjatët dhe nevojat e tyre”, tha Qerimi.

Përveç shkollave në Bujanoc, projekti “Në atletet e tyre” po zbatohet edhe në 13 shkolla të tjera në Serbi me mbështetjen e ministrisë përkatëse.

Stephanie Krause, ushtruese detyre shefe e presidencës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët në Serbi  tha për  RTS-in  se 100 milionë njerëz u zhvendosën me forcë dhe se ky ishte numri më i madh i regjistruar ndonjëherë.

Dita Botërore e Refugjatëve është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar refugjatët në mbarë botën dhe u mbajt për herë të parë globalisht më 20 qershor 2001, për nder të  50 vjetorit të Konventës së lidhjes së statusit të Refugjatëve nga viti 1951.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues