Arkiva e lajmeve
                   

RINDËRTOHEN URAT TË DËMTUARA NGA PËRMBYTJET NË MEDVEGJË

9. qershor 2021.

Medvegjë - Beograd - Punimet për rehabilitimin e urave të dëmtuara nga përmbytjet e dimrit janë në proces dhe së shpejti do të rindërtohen plotësisht, theksno kryetari i  komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq. Ai thotë se rindërtimi i 6 urave do të kushtojë mbi 3 milion dinarë.

Përmbytjet që goditën jugun e Serbisë natën midis 10 dhe 11 janarit, prekën gjithashtu Medvegjën, ku urat dhe rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike ishin më të dëmtuarit. Aktualisht, ata po punojnë në rehabilitimin e urave në Bajën e Sijarinës (afër sistemit të furnizimit me ujë), urën në Magjedonacë (ura e kaltër), urën në Stara Banja, urën mbi lumin Marovacka dhe urën e betonit në Ravna Baja.

"Ne vizituam urën në Ravna Bajës dhe u bindëm se punimet ngadalë po mbarojnë. Përveç kësaj ure, urat e tjera që u dëmtuan në përmbytjet e janarit do të rinovohen gjithashtu. "Disa ura janë më të dëmtuara, disa më pak, por gjëja më e rëndësishme është që gjithçka të bëhet dhe që ato të jenë të sigurta për kalimin e qytetarëve," tha Arsić.

Rindërtimi i urave u urdhërua nga Shtabi i situatave të emergjencës dhe dëmi i shkaktuar nga përmbytjet e janarit në komunën e Medvegjës u vlerësua në rreth 2 milion dinarë.

Burimi: Juzhne vesti dhe Trupi koordinues