Arkiva e lajmeve
                   

RIEMËRIMI I 22 RRUGËVE NË BUJANOC

26. janar 2015.

Bujanoc – Anëtarët serb të komisionit komunal për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve në Bujanoc, kanë rënë dakord që të ndryshohen  22 emrat e rrugëve në qytet, në përgjithsi për rrugët ku jetojnë shqiptarët, ka deklaruar Miodrag Millkoviq, njëri nga anëtarët e komisionit komunal për ndryshimin e emrave të rrugëve.

Vendimin mbi ndryshimin e emërtimeve të 22 rrugëve në Bujanoc, e kanë përkrahur edhe këshilltarët serb në Kuvendin Komunal, në seancën në të cilën janë të gjithë pjesë e kualicionit me partinë shqiptare Partinë Demokratike të Nagip Arifit, dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik të Jonuz Musliut, i cili njëherit edhe është kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Millkoviq ka deklaruar se në mes propozimeve të emërtimeve të reja të rrugëve në Bujanoc, me të cilat ka rënë dakord edhe pala serb, nuk ka pasur emërtime nga historia e afërt e cila është e papranuar për serbët, siç ka qenë në vitin 2012, kur kualicioni i atëhershëm shqiptar ka kërkuar që rrugët në Bujanoc të marrin emrat edhe të ndonjë pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

"Në vitin 2013, është formuar komisioni i ri për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve. Ne kemi pranuar bisedimet në këtë temë dhe kemi arritur konsensus për ndryshimin e disa emrave të rrugëve, sepse kemi menduar se e përshtatshme që rruga ku në shumicë jetojnë shqiptarët të quhet Vojvoda Radomir Putnik ose Branko Radiçeviq”, ka thënë Millenkoviq.

Sipas fjalëve të tij, serbët dhe shqiptarët pjesëtarë të komisionit komunal janë pajtuar se këto dy rrugë në të ardhmen të quhen rruga e Prizrenit dhe Gjakovës.

Konsensusi mes anëtarve shqiptar dhe serb për ndryshimin e emrave të rrugëve nuk është arritur rreth ndryshimit të emrit të sheshit kryesor të qytetit Sheshi Karagjorgje Petroviq, për të cilin shqiptarët kanë kërkuar që të emërohet ose Sheshi i Tolerancës ose Sheshi Skenderbeut.

"Nuk do të ndryshohet emri i Sheshit Karagjorgje Petroviq, as emri i rrugës kryesore Karagjorgjeviq”, është përgjigjur Millenkoviq, në pyetjen rreth qëndrimit të palës serbe në Bujanoc.

Rrugët në Bujanoc do t’i ndryshojnë emrat nëse Ministria për Administrim Shtetëror dhe Lokal jep pëlqimin në vendimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues