Arkiva e lajmeve
                   

REZULTATET PRELIMINARE TË STUDIOS SË VIZIBILITETIT PËR HAPJEN E SHKOLLAVE TË LARTA NË BUJANOC DHE PRESHEVË

16. shkurt 2010.

BUJANOC – Qendra kundër dhunës dhe Qendra për politikë arsimore, të enjten, më 18 shkurtë të vitit 2010 në Sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturs në Bujanoc duke filluar në ora 10h, do të prezentojë rezultatet preliminare të Studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc. Studioja është rezultat i hulumtimeve disamujore në suaza të projektit ,,Reforma e politikës arsimore në Serbinë jugore’’ i cili ka sistematizuar elementet e sistemit arsimorë në Serbi në bazë të përvojave nga regjioni, e më pastaj bazë së cilave përvoja ka ofruar skenarin e aktiviteteve të ardhshme.

Rezultatet preliminare do t’i paraqesë dr Jana Baqeviq, lidere e ekipit hulumtues Qendra për rezistencë jo të dhunshëm dhe Qendra për politikë arsimore, organizatave joqeveritare të cilat kanë pregatitur Studion e vizibilitetit. Pas kësajë, me anë të diskutimeve, për rezultate finale të Studios, do të merren parasyshë edhe komentet e përfaqësuesve të të gjithë komuniteteve nga Presheva dhe Bujanoci.

Në këtë prezentim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Zyres së Lartë të OSBE-së për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Robert Shup, Sebastian Dvorak dhe Marianne Mahafy. Në diskutim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Studion e vizibilitetit finansiarisht e ka përkrahur Fondi për shoqëri të hapur, Zyrja për zhvillim ndërkombëtarë pranë Mbretërisë së Bashkuar, Fondi Ballkanik për demokraci dhe Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Prezentimi i rezultateve finale i Studios së vizibilitetit do të organizohet më 3 mars të vitit 2010 në Beograd.