Arkiva e lajmeve
                   

REFUGJATËT TË VENDOSUR NË BUJANOC MARRIN PJESË NË PASTRIMIN E SHTRATIT TË LUMIT TË TËRNOCIT

12. maj 2017.

Bujanoc – Në Qendrën Pranuese për Refugjatë në Bujanoc momentalisht janë akomoduar 146 persona, në mesin e të cilëve janë kryesisht familjet me fëmijë, si edhe numri i cakutar i të rinjëve pa përcjellje, ka deklaruar administrator i kësaj qendre Nemanja Bozhoviq.

Bozhoviq ka deklaruar se në kamp nga themelimi i saj nuk ka ndodhur asnjë incident, edhe një numër i madh i njerëzve qëndrojnë në hapësirën e njejtë për një kohë të gjatë, si edhe vet refugjatët dhe emigrantët janë të interesuar për atë që japin kontributin në bashkësinë lokale në të cilën qëndrojnë.

„Të shtunën organizojmë aksionin e pastrimit të Lumit të Tërnocit në të cilën marrin pjesë 30 deri 40 refugjatë dhe emigrant nga qendra, sëbashku me vullnetarët nga Bujanocit në organizimin e shoqërisë komunale për ekologji. Në aksion do të marrin pjesë edhe vullnetarët e Kryqit të Kuq në Bujanoc dhe Komesaritatit për Refugjatë”, tha Bozhoviq.

Ai ka thënë se refugjatët dhe emigrantët posaçërisht janë të interesuar që të ndihmojnë në pastrimin e shtratit të Lumit të Tërnocit përshkak të familjeve me fëmijë më sëshpeshti i kalojnë pranë lumit dhe dëshirojnë që të japin kontributin për bashkësinë në të cilën qendra ndodhet.

Sipas fjalëve të tij, Qendra për Pranim në Bujanoc, e cila ndodhet në hapësirat e renovuara të ish fabrikës “Svetlost”, ka kapacitet për pranimin dhe akomodimin e 220 personave.

 „Kushtet për akomodim janë në nivelin më të madh të mundshëm, jo vetëm që çdo ditë të sigurohen nga tri shuajtje për të gjithë ata të cilët janë të akomoduar, por egzistojnë edhe kontrollimet e rregullta shëndetësore, si edhe shërbimi higjienik në të cilën punojnë jo vetëm gratë të cilat mirëmbajnë higjienën, por edhe vet emigrantët”, tha Bozhoviq.

Bozhoviq theksoi se është e nevojshme që t`i përkushtohet kujdes gjendjen shëndetësore të refugjatëve dhe emigrantëve, të cilët kalojnë kontrollimet shëndetësore me rastin e pranimit në qendrën pranuese., si edhe në rast daljes nga ajo.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues